• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
613 KG KOKAINË/ Ministri Xhafaj: Aksioni i drogës, vepër e jona! Reagimet janë antikombëtare
Home
Shqipëri

613 KG KOKAINË/ Ministri Xhafaj: Aksioni i drogës, vepër e jona! Reagimet janë antikombëtare

5 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Sot, në kuvend, Fatmir Xhafasj ka deklaruar se aksioni për kapjen dhe konfiskimin e 613 kg kokaine në Durrës, ishte meritë e pastër e autoriteteve shqiptare dhe vetëm. Ai i ka quajtur dashakeqe reagimet e disa opozitarëve është shprehur se komente të tilla janë antisociale dhe antikombëtare. Xhafaj ka gjetur rastin për të falenderuar Policinë e Shtetit dhe ka theksuar se ajo është rritur në nivel që përpara katër viteve, se ndodhet në proces, se mbështetet nga autoritetet e huaja dhe se me anë të vettingut do të jetë një ndër policitë më të suksesshme në botë.

Deklarata e plotë:

Një gjë është e sigurt, sasia e substancës së konfiskuar është shenjë e vullnetit tonë me anë të nismës për mposhtjen e krimit të organizuar. Aftësia e policisë së shtetit është prova dhe arsyeja pse kjo sasi kokaine nuk shkoi më tej. Çdo tendencë për të  baltosur punën e organeve shqiptare është diçka e pavlerë dhe dashakeqe.

Si Ministër përgjegjës për rendin falenderoj Policinë e Shtetit për rezultatet nga shtatori i 2017 e tej. Janë disa ngjarje të kohëve të fundit në Tiranë, Vlorë, Fier ku autorët janë zbuluar dhe arrestuar në kohë rekord. Të paktën për ne të angazhuarit në politikë është detyrë e jona që ta pranojmë suksesin e policisë së shtetit. Edhe pse është detyra e tyre, ne i inkurajojmë të ecin përpara.

Ne u kemi borxh të paktën falenderimin. Sasitë e fshehura të kanabisit janë objektivi parësor i Policisë së Shtetit. Kemi treguar se dimë të fitojmë dhe se nxjerrim mësime nga dobësitë e shfaqura. Jemi mjaftueshëm realistë për të gjykuar pozitën në të cilën ndodhet vendi ynë. Fjalët e prokurorit të Anti mafias italiane, janë të qarta si drita e diellit. Çdo shtesë do të ishte e kotë.

Gjej rastin të inkurajoj partnerët për bashkëpunimin dhe sukseset. Policia është e përfshirë me partnerë të rëndësishëm ndërkombëtar për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. BE, Europoli, SHBA etj. kanë dhënë mbështetjen e tyre për policinë shqiptare. Ajo ka akoma shumë punë për të bërë. Procesi i vettingut do të sjellë një nivel më të lartë.

Psh. jo vetëm po arrihen rezultate të mëdha kundër krimit por është  rritur besimi tek qytetarët. Ajo çfarë më habit është reagimi i një pjese të kolegëve të opozitës kundër suksesit të policisë. Si hedhin baltë mbi të a thua se nuk bëhet fjalë për policinë e vendit të tyre. E gjitha ishte vepër e agjencive lokale ligj zbatuese. Ndërkombëtarët na vlerësuan.

Kjo lloj politike dhe ky lloj reagimi publik është i papranueshëm, antisocial dhe antikombëtar. Nxit mllefin e njeriut të zakonshëm ndaj shtetit dhe sjelljet anti ligjore në mjediset publike. Është antikombëtar sepse shkon përtej mureve të parlamentit.

Në 4 vjet policia ndryshoi shumë nga ajo që ishte në fillim. Përmes vettingut po shkohet deri tek rrënjët. Ne jemi të bindur se brenda këtij mandati do ta radhisim mes policive më të mira në BE. Nëse energjitë tona, sipas pozicionit që kemi, do të orientoheshim në këtë betejë me qëllim të përbashkët, rezultatet do të vinin më shpejt. Shqipëria është e jona, zgjidhja e vetme është ta fitojmë këtë betejë si detyrim ndaj atyre që na kanë dhënë votën.

BE është destinacioni ynë, nuk e di nëse është kështu për të gjithë në këtë sallë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Presidenti fut në burg kundërshtarët, e dëmtuan duke luajtur futboll (FOTO)
Previous article Përfundon pjesa e parë Luftëtari-Kamza, ja rezultati

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re Breaking News

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Politikë

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’ Politikë

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT