Biznesmeni Arbër Çekaj dënohet me 14 vite burg. Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO.
Veç Çekajt, gjykata ka dhënë dënimin me 10.8 vite burg për Donaldo Lushajn dhe 8.8 vite për Armando Pezakun. Të tre të akuzuarit iu nënshtruan gjykimit të shkurtuar.
Avokati mbrojtjes i Çekajt, pas këtij vendimi deklaroi se “kjo gjykatë është kthyer në një notere të prokurorisë dhe kjo është për të ardhur keq. Çekaj dërgoi ditën e sotme të gjithë mbrojtjen me shkrim, por gjykata nuk e pranoi”.
Arbër Çekaj , Donaldo Lushaj e Armando Pezaku, u arrestuan në shkurtin e vitit 2018 pasi u kapën me 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve të kompanisë së Çekajt, Arbër Garden që vinte nga Amerika Latine.
Arbër Cekaj nuk pranon trafikimin e kokainës duke akuzuar policisë se ka dekonspiruar operacionin.