• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
613 KG KOKAINË/ Kush janë 20 personat që po hetohen me metoda speciale. Dyshohet se…
Home
Sociale

613 KG KOKAINË/ Kush janë 20 personat që po hetohen me metoda speciale. Dyshohet se…

7 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pronari i “Arbëri Garden”, firmës që kishte porositur kontenierin me banane nga Kolumbia, ku edhe u gjet droga, u arrestua dy ditë më parë në Gjermani dhe tashmë pritet të ekstradohet. Por Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon fort se ai nuk është i vetëm në këtë trafik.

Cekaj

 

 

Persona të tjerë, që jetojnë jashtë Shqipërisë dyshohet se kanë dorë në trafikimin e 613 kg kokainë me kontenierin e bananeve.

Porositësi i kontenierit, Arbër Çekaj, pritet që të ekstradohet brenda muajit në Shqipëri dhe të merret në pyetje për drogën.

Çekaj është i dyshuari kryesor për 613 kg kokainë të gjetur në kontenierin e ardhur në fund të shkurtit në Portin e Durrësit. Por, pas tij dyshohet se fshihen edhe persona të tjerë. Deri më tani, shoferi Pezaku dhe menaxheri Lushaj kanë mohuar të kenë pasur dijeni për drogën. Në bazë të provave të grumbulluara, mbi pakot e kokainës janë gjetur mbishkrime të ndryshme në formë kodesh. “777”, “KE”, “020”, “CA 17”, janë disa nga kodet e shënjuara sipër mbështjellëses së pakove me lëndë narkotike.

Nisur nga këto rrethana, grupi hetimor ka dyshime se droga që mbërriti më 19 shkurt në Portin e Durrësit, ishte porositur nga të paktën 20 persona, që momentalisht po hetohen me metodat speciale nga ana e Antidrogës.

Përpara se të vinte në Shqipëri, kontenieri me drogë ka ndaluar në Portin e Livornos dhe më pas në Maltë. Kur ka mbërritur në Portin e Durrësit, ka pasur dyshime për të nisur nga skaneri, që tregonte ndërhyrje në pjesën fundore të tij.

Agjentët doganorë, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda e kanë hapur kontenierin dhe kanë zbuluar drogën. Më pas, ata kanë vendosur dorëzimin e komanduar të tij, për të mësuar mbi personat që do ta tërhiqnin.

Kështu, është njoftuar Donaldo Lushaj, në cilësinë e menaxherit të firmës, që të paraqitej në port, pasi kontenieri kishte probleme. Pasi Lushaj ka shkuar në port, ka kryer veprimet dhe ka tërhequr kontenierin një ditë më pas ku edhe është ndërhyrë nga ana e Policisë në Maminas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mesfushori lë Zvicrën për Shqipërinë, FSHF-ja duhet të veprojë
Previous article Alvesh përshëndetet me një tortë nga Flamurtari, mesazh lamtumire… (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT