Ish-kreu i Shërbimit Informator Shtetëror Fatos Klosi ka deklaruar në studion e “News 24” se roli i partnerëve ndërkombëtarë në operacionin e Maminës ishte shumë i madh.
Klosi tha se tani pas kapjes së kësaj sasie të madhe priten përplasjet mes grupeve që investuan për gjithë këtë sasi droge.
“Kjo sasi ishte e programuar në të gjithë botën, në Shqipëri nuk mund të konsumohet një sasi kaq e madhe.
Roli i shërbimeve partnere është shumë i madh.
Kjo meqë nëse ata e kontrollojnë drogën në të gjithë popullsisë.
Shqipëria ka një shërbim më të vogël, i shërben vetëm këtij lokalitite nuk mund të shkojnë deri në Kolumbi. Mendoj që ky operacion është hetuar prej shumë kohësh.
Nuk mundtet të biesh në gjurmët e një sasie të tillë droge. Janë grupe, edhe trafikantyët kanë dinamikën e tyre ndërrojnë individët skemën.
Do të ndodhë një përplasje mes atyre që prisnin të merrnin fitimet.
Do të ketë përplasje midis grupeve që kanë investuar”, tha Klosi.


