• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
613 KG KOKAINË/ Hapet dosja e vjetër e “Arbri Garden”. DYSHIMET që në 2015 janë… (VIDEO)
Home
Breaking News

613 KG KOKAINË/ Hapet dosja e vjetër e “Arbri Garden”. DYSHIMET që në 2015 janë… (VIDEO)

4 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

‘Arbri Garden’ kompania e cila transportoi në ngarkesën e saj me banane nga Kolumbia 613 kilogramë kokainë kishte porositur tre kontenierë në total me frutin ekzotik. Policia dhe dogana kanë perfunduar kontrollin dhe në dy kontenierët e mbetur kanë rezultuar të pastër pasi nuk është gjetur lëndë narkotike.

Dyshimet për përfshirjen e ‘Arbri Garden’ në trafikun e drogës nga Amerika Latine kanë qenë të hershme. Në vitin 2015 Policia e Durrësit referoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një material ku dyshonte se Arbër Çekaj pronari i firmës merrej me trafikun e drogërave të forta. Por ky hetim u pushua nga Krimet e Rënda për shkak të informacioneve që u kërkuan nga Ekuadori.

Përgjigjet nga ky vend nuk erdhën asnjëherë dhe prokurorët në Shqipëri e arkivuan çështjen. Pas kapjes së sasisë rekord katër ditë më parë prokurorët kanë vendosur që dosjen e 2015 ta rihapin dhe ta hetojnë bashkë me çështjen e nisur për drogën kolumbiane. Veprime hetimore janë duke u kryer që nga vitin 2012 kur kompania ‘Arbri Garden’ filloi aktivitetin e saj. Rreth 97 ngarkesa janë sjellë në Durrës nga Ekuadori dhe Kolumbia në 6 vite nga firma.

Dokumentacioni i kompanisë është sekuestruar i gjithë nga grupi hetimor dhe janë duke u verifikuar çdo detaj që lidhet me vendet e Amerikës Latine. Për trafikun e sasisë rekord të droges janë arrestuar Armando Pezaku shoferi i kamionit që nxorri drogën nga Porti i Durrësit dhe Donald Lushaj menaxher i kompanisë, të dy nga 25 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bes Kallaku ironizon "lali Erin": Sikur nuk e dinim që...
Previous article Casemiro: Ronaldo vazhdon të jetë më i miri në botë

F.autor

Postime të ngjashme

KUSH ËSHTË / “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë Aktualitet

KUSH ËSHTË / “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë Aktualitet

VRASJA E VAJDIN LAMES DHE KLODIAN SALIUT/ SPAK kërkon 158 vite burg: 25 për Shullazin, Lul Berishën dhe 4 të tjerë

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit… Aktualitet

“MË JEP LEKËT”/ I vuri armën në kokë punonjësit! Momenti kur Robert Duka grabit bankën në Tiranë. Gjatë arrestimit…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT