Arbër Cekaj, pronari i kompanise Arbri-Garden ka folur per News24 sot dhe ka dhene versionin e tij per drogen qe u gjet ne kontenierin me bananet qe ai kishte porositur nga Kolumbia.
“Që nga viti 2012 janm regjistuar në QKR, skam asnjë lidhje me drogën e kapur theksoj, se po spekulohet shumë. Po Arbër Cekja porosit cdo javë fruta nga Kolumbia, Ekuadori, Amerika, limon e portokaj nga Argjentina dhe ska asnjë lidhje me drogën e gjetur apo me gjëra të tjera të paligjshme”
Kush ju njoftoi
Nëse do futeshin në burg të gjithë pronarët e kompanive sa herë është kapur drogë në kontenier s’do kishim asnjë frut për të shitur as në Shqipëri as në Evropë.
Kam kontratë për 4 kontenierë në javë me një nga firmat më serioze në Kolumbi unë porosis 1500 arka banane.
Kontenierët s’kanë lidhje me firmën Arbri-Garden.
Asnjë person s’është kapur në flagrancë, thjesht kanë pritur gjithë ditën të vinin kontenierët, Donaldo është thjesht në mungesën time ka shkuar aty me kolegun e tij dhe e gjitha kjo s’ka asnjë gjë të paligjshme nga ana jonë, unë s’kam as kamionin tim.
Policia të gjente ku do shkonte droga pasi të shkarkoheshin bananet, unë jam pro gjendjes së drogës dhe ndalimit të të gjitha drogave, kjo është e vërteta. As kamioni as shoferi s’ka lidfhje me Arbri Garden, 20 paleta do shkarkonte te ne kontenieri dhe do ikte.
Pavarësisht se deklaroi “do vij në Tiranë” ne mënyrë të përsëritur, ai nuk dha një datë.
/AlpeNews.al/


