• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
613 KG KOKAINË/ Biznesmeni Arbër Çekaj u arratis 3 ditë më parë (DETAJET E REJA)
Home
Breaking News

613 KG KOKAINË/ Biznesmeni Arbër Çekaj u arratis 3 ditë më parë (DETAJET E REJA)

1 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Porositësi kryesor i bananeve dhe i 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia.

Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur të dielën nga Rinasi me destinacion Gjermaninë. Në këtë vend pronari i kompanisë “Arbri Garden” udhëtonte shpesh.

Sipas dosjes që ndodhet në prokurorine e Krimeve të Rënda hetimi për kokainën është regjistruar në datën 27, pikërisht në ditën kur automjeti bashkë me kontenierin ka dalë nga kalata për tu zhdoganuar, pra pak orë përpara se të zhvillohej operacioni antidrogë.

Pasi mjeti dhe kontenieri kanë qendruar në port për 19 ditë, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj janë paraqitur për të kryer zhdoganimin. Siç thuhet në dosje, ky proces ka zgjatur katër orë, ku dhe është konstatuar nga hetimi doganor shqiptar që ka njoftuar menjëherë autoritetet për dyshimet.

Drejtuesit e operacionit të Prokurorisë dhe Policisë së shtetit kanë vendosur gjatë kësaj kohe që ta mbajnë nën vëzhgim mjetin për të parë se ku do të dorëzohej ngarkesa e kokainës. Ajo çfarë është parë nga skanimi tregojnë pjestarë të grupit të hetimit është shtresa e dyfishtë e salduar mes ngarkesës së bananeve dhe drogës.

Me vëzhgim automjeti i kompanisë “Pelikan Transport” është ndjekur deri sa ka hyrë në magazinat e “Arbri Garden” në Maminas. “Pritëm”, shpjegoi në anonimat një burim, “derisa nisi shkarkimi i pak pakove me banane dhe u ndërhy menjëherë”.

Por të vetmit të arrestuar janë ata që e shoqëruan ngarkesën të cilet do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda si të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge sipas korridorit të ndjekur nga kontenieri, Kolumbi duke kaluar tranzit në Itali, në Maltë e mandej në Durrës.

Arbër Çekaj ndodhet në arrati për të njëjtën vepër, ndërkohë që nën hetim përveç kompanisë së tij është edhe kompania e transportit “Pelikan Transport”.

Por prokurorët dhe policia duhet të zbulojnë më tej nëse është apo jo Arbër Çekaj porositësi kryesor i 613 kilogramëve kokainë. Ajo që dihet është se një sasi kaq e madhe nuk mund të jetë për tregun e brendshëm./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të lë pa fjalë! Blendi Fevziu tregon ambientet e shtëpisë super luksoze
Previous article KRIMI MAKABËR NË FIER/ Dalin pamjet. Namik Velaj, 76-vjeçari që mbyti gruan me litar, te Krimet e Rënda (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? Tre operacione në 24 orë në Dhërmi, Delvinë dhe Qafë Botë, arrestohen 3 persona për armë, vjedhje dhe trafik Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Tre operacione në 24 orë në Dhërmi, Delvinë dhe Qafë Botë, arrestohen 3 persona për armë, vjedhje dhe trafik

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesve ‘u shpëtojnë’ disa deputetë që u futën nga dera e pasme, por gjuajnë me vezë makinën e Gardës Breaking News

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesve ‘u shpëtojnë’ disa deputetë që u futën nga dera e pasme, por gjuajnë me vezë makinën e Gardës

DOSJA “PARTIZANI”/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT