• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
613 KG KOKAINË/ Astrit Patozi: T’i japim policit, atë që i takon policit!
Home
Shqipëri

613 KG KOKAINË/ Astrit Patozi: T’i japim policit, atë që i takon policit!

1 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Pas kapjes ditën e djeshme të sasisë rekord në Maminas, ku u sekuestruan 613 kilogram kokainë, pati reagime të shumta.

Një prej reagimeve ka ardhur nga ish-deputeti demokrat Astrit Patozi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se duhet ti japim policisë atë që i takon.

“Sigurisht, secili është në të drejtën e vet ta zhvillojë fantazinë dhe të kërkojë hesap se pse erdhi deri këtu dhe çfarë donte droga në Shqipëri. Mund ta lidhë këtë me kë t’i doje zemra edhe pa pasur nevojën e analistëve të kronikës, të cilët thonë çfarë t’u dojë qejfi në edicionet e darkës. Edhe kur nuk japin asnjë provë dhe fakt, por vetëm duke cituar burimet e tyre, te cilat një Zot i di në ekzistojnë apo jo”, shkruan ndër të tjera Patozi në Facebook.

Postimi i plotë

T’I JAPIM POLICIT, ATË QË I TAKON POLICIT

Desha të them edhe unë dje diçka për këtë mullarin e drogës, që u kap në Durrës, por pastaj u stepa. Ndoshta ngaqë nuk më dilte llogaria për të sharë policinë, sepse i trembesha pyetjes që po të mos kapej, cfarë do të thoja?

Dhe policët e shkretë, në të gjitha rastet, dy zgjidhje kishin, ose ta kapnin, ose ta linin në punë të vet drogën. Ata bënë njërën prej tyre, besoj se për të gjithë, më të mirën.

Sigurisht, secili është në të drejtën e vet ta zhvillojë fantazinë dhe të kërkojë hesap se pse erdhi deri ketu dhe çfarë donte droga në Shqipëri. Mund ta lidhë këtë me kë t’i doje zemra edhe pa pasur nevojën e analistëve të kronikës, të cilët thonë çfarë t’u dojë qejfi në edicionet e darkës. Edhe kur nuk japin asnjë provë dhe fakt, por vetëm duke cituar burimet e tyre, te cilat një Zot i di në ekzistojnë apo jo.

Por unë vetë e kam të vështirë që si opozitar të entusiazmohem vetëm nga fakti që droga u shkarkua në Shqipëri.

Sepse di qe në Shtetet e Bashkuara për vite të tëra drogën e kanë transportuar me nëndetëse, avionë dhe me gjithëfarë mjetesh të tjera, në një betejë epike titanësh, që vazhdon edhe sot e kësaj dite, mes mafias dhe agjencive më të specializuara amerikane.

Di gjithashtu që në vendet kryesore të BE futen cdo ditë kuintale me kokainë, pa bërë shumë kujdes për emrin e shtetit apo qytetit, por është po aq e vërtetë që atje luftohen çdo ditë dhe pa mëshire trafiqet dhe trafikantët.

Ndaj nuk kemi pse turperohemi vetëm për faktin pse droga vjen edhe në Shqipëri, sepse askush nuk mund të mbajë pergjegjesi per plan-shperndarjen e karteleve kolumbiane.

Fakti qe na kanë zgjedhur për zbarkim nuk na bën, as më të mirë dhe, as më të këqinj se të tjerët.

Por policia e shtetit duhet japë llogari deri me një per gjithçka ndodh brenda territorit të Shqiperisë, siç është, fjala vjen, deri në grykë e zhytur dhe e implikuar në kanabizimin me licencë qeveritare të vendit për vite me radhë.

Pergjegjesi, e cila duhet të fillojë të mbahet pa dyshim nga peshqit e mëdhenj të politikës, që nga Edi Rama e duke vazhduar pastaj më tutje.

Por për këtë rast, me kaq sa dimë deri tani, mendoj se policia e meriton një përshendetje për aksionin e djeshëm, sepse nuk ishte arritje e vogël.

Nese nesër do të dalin fakte te reja kompromentuese apo droga do të vërshojë e patrazuar ne të ardhmen, ketu do të jemi prapë dhe do ta themi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Studentët detyrojnë vitparistët të pijnë alkool nga penisi i tyre, ata trajtohen si copë m*ti
Previous article MILAN-JUVENTUS/ Konfirmohet mungesa e madhe në finalen e Kupës së Italisë

F.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush Breaking News

PËRPLASJA PËR AVOKATIN E POPULLIT/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca Politikë

TENSIONE NË KUVEND/ Opozita nuk lëshon foltoren dhe shkëmben replika me Peleshin. Ndërpritet seanca

KUVEND/ Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, po vijon axhendën për shpopullimin e vendit Politikë

KUVEND/ Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, po vijon axhendën për shpopullimin e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT