• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
6-VJEÇARI NDËRROI JETË/ Reagon Spitali i Lushnjes: Erdhi me oksigjenin 70%! Humbi ndjenjat në ambulancë dhe…
Home
Breaking News

6-VJEÇARI NDËRROI JETË/ Reagon Spitali i Lushnjes: Erdhi me oksigjenin 70%! Humbi ndjenjat në ambulancë dhe…

26 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Spitali i Lushnjes ka reaguar në lidhje me 6-vjeçarin që ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Sipas deklaratës së sigurar për BalkanWeb nga gazetari Julian Kasapi, bëhet me dije se i mituri ka mbërritur në spital në gjendje shumë të rëndë, me saturime 70%, ndërsa pas vlerësimeve është vendosur që të transportohet për në QSUT.

Në orën 17:00, fëmija është transportuar për në ambulancë, e pajisur me oksigjen, dhe gjatë udhëtimit ka pësuar të vjella dhe ka humbur ndjenjat. Mjeku pediatër që do ta shoqëronte për në Tiranë ka bërë përpjekje për ta reanimuar duke bërë masazh kardiak. Fëmija është rikthyer në urgjencë në dhomën e shokut, ku ka vazhduar reanimimi nga mjekët gjatë gjithë kohës, por për shkak të gjendjes së rënduar, fëmija ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar në orën 17:20”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Deklarata e plotë: 
Fëmija Aleksandër Rustani, i lindur në vitin 2019, ka mbërritur në Spitalin e Lushnjes në orën 14:20, i shoqëruar nga ambulanca e Divjakës. Ai ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë, me saturime 70%, sipas informacionit të dhënë nga familjarët, dhe është asistuar në repartin e pediatrisë nga mjeku i rojes dhe personeli infermier. U janë ofruar ndihmat e nevojshme, është kartelizuar, janë marrë analizat dhe janë marrë përgjigjet e analizave në orën 15:30 dhe 15:45. Pas kësaj, u thirr konsulta me dy mjekë, dhe në orën 16:00 u bë vlerësimi nga konsulta, e cila e diagnozoi me bronkopneumoni bilaterale difuze dhe insuficiencë respiratore akute.
Pasi u vendos që fëmija të nisej me urgjencë për në QSUT, u përgatit ambulanca. Pritja e kishte penguar nisjen, pasi mamaja dhe fëmija refuzonin të udhëtonin pa praninë e gjyshit. Gjatë gjithë kësaj kohe, fëmija ka qenë nën mbikëqyrjen dhe trajtimin e mjekëve.
Në orën 17:00, fëmija është transportuar për në ambulancë, e pajisur me oksigjen, dhe gjatë udhëtimit ka pësuar të vjella dhe ka humbur ndjenjat. Mjeku pediatër që do ta shoqëronte për në Tiranë ka bërë përpjekje për ta reanimuar duke bërë masazh kardiak. Fëmija është rikthyer në urgjencë në dhomën e shokut, ku ka vazhduar reanimimi nga mjekët gjatë gjithë kohës, por për shkak të gjendjes së rënduar, fëmija ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar në orën 17:20.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËNUA ME 1 VIT BURG/ Reagon Edison Memolla: Do jem kryetar i bashkisë Rrogozhinë derisa…
Previous article SHOKUESE NË SARANDË/ Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT