• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
6 TË VDEKUR DHE 80 TË PLAGOSUR/ Rritet bilanci i tërmetit në Turqi: Ekspertët japin lajmin e rëndësishëm
Home
Nderkombetare

6 TË VDEKUR DHE 80 TË PLAGOSUR/ Rritet bilanci i tërmetit në Turqi: Ekspertët japin lajmin e rëndësishëm

24 January, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Gjashtë të vdekur dhe 84 të plagosur, ky është bilanci i deritanishëm i tërmetit që goditi mbrëmjen e sotme Turqinë, me epiqendër qytetin e Elazig dhe magnitudë 6.8 ballë i shkallës richter.

Presidenca turke ka reaguar menjëherë pas tërmetit duke theksuar se prioritet është siguria e qytetarëve turq. “Po ndjekim situatën nga afër. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet. Zoti qoftë me kombin tonë”, njoftoi zyra e Presidentit Erdogan.

Paraprakisht reagoi dhe ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu, i cili njoftoi për viktimat e para dhe të plagosurit, ndërsa ka thënë se dhe disa ndërtesa 4-5 katëshe janë shkatërruar plotësisht.

“Katër persona humbën jetën, 84 njerëz u plagosën. Ndërtesa 4 – 5-katëshe u shkatërruan në Elazig. Kishte njerëz që banonin në të”, ka njoftuar menjëherë pas tërmetit ministri Soylu. Ndërkohë, dhe ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ka thënë se tërmeti ka shkaktuar viktima, por ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht për shpëtimin e njerëzve të mbetur nën rrënoja.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në Turqi, u ka bërë thirrje banorëve që të mos futen në ndërtesat e dëmtuara, dhe të mos krijojnë panikk.

“Është e rëndësishme të mos futeni në ndërtesat të dëmtuara në zonën efatkeqësisë. Duhet të mbyllen valvulat me gaz natyror dhe ujë dhe çelsat elektrike. Rrugët duhet të lihen bosh për ndihmë emergjente. Foshnjat, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara që mund të kenë nevojë për ndihmë duhet të mbështeten”, thuhet në njoftimin e AFAD.

Përpos fatkeqësisë, profesori i njohur Şükrü Ersoy ka dhënë një lajm të rëndësishëm për banorët në zonat e prekura në Turqi. Profesor Ersoy është shprehur se lëkundjet e sotme mund të jenë të rëndësishme për ditët në vijim pasi mund të jetë çarë korja e tokës dhe të jetë çliruar energjia e akumuluar prej vitesh.

“Ky tërmet është i rëndësishëm. Mund të ketë çarë koren e tokës. Në këtë kuptim, një sasi e madhe energjie është shteruar”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë u ka bërë thirrje banorëve të kenë kujdes nga temperaturat e ulta, nën -4 gradë celcius dhe nga ngricat që pritet të nisin në orët në vijim. Mijëra banorë kanë dalë jashtë banesave të tyre, disa si pasojë e shkatërrimit të tyre e të tjerë nga frika e paslëkundjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI SHKATËRRIMTAR NË TURQI/ 14 të vdekur e 225 të plagosur. Vazhdojnë kërkimet nën rrënoja
Previous article "U BË SI ÇATI PËR TË SHPËTUAR FËMIJËT"/ Babai gjendet përmbys nën rrënoja, pamjet dramatike që vijnë nga Turqia

F.autor

Postime të ngjashme

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT