• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
6 ORË I LIRË PËR VARRIMIN E TË ATIT/ Si u blindua qyteti për ruajtjen e “TË FORTIT TË SHKODRËS”
Home
Breaking News

6 ORË I LIRË PËR VARRIMIN E TË ATIT/ Si u blindua qyteti për ruajtjen e “TË FORTIT TË SHKODRËS”

2 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“I forti” i Shkodrës, Safet Bajri, është lejuar që t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij, që u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Ai përfitoi lejen e veçantë për vetëm 6 orë, të cilën e kaloi nën masa të rrepta sigurie. Forca Speciale, të Rendit dhe Policia e Burgjeve e shoqëruan atë që nga Burgu 313 e deri në Dobraç, ku banon familja e tij, duke e siguruar në të njëjtën formë edhe në kthim. Për aq kohë sa Safet Bajri qëndori aty, hyrja e Shkodrës, por sidomos Dobraçi, u blindua nga forcat e Policisë për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Ka qenë IEPV “Jordan Misja”, i njohur si Burgu 313, që ka miratuar lejen e veçantë për të paraburgosurin Safet Bajri dhe ia ka dërguar Prokurorisë së Shkodrës. Në këtë dokument sqarohet se për rastin e Bajrit janë paraqitur dokumente që vërtetojnë fatkeqësinë që i ka ndodhur në familje.

Konkretisht, atij i ka vdekur babai, shtetasi Jonuz Rustemi Bajri, ish-mundës i Vllaznisë, i cili është varrosur dje në orën 13:00 në një ceremoni në qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë edhe djali i tij, Safet Bajri. Në dokument theksohet se për shkak të rrezikshmërisë së personit që po i miratohet leja, kërkohet marrja e masave të larta të sigurisë në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit. Leja për lirimin e Safet Bajrit mban datën 31 janar 2019.

MASAT E SIGURISE

Safet Bajri u nis drejt qytetit të lindjes dje rreth orës 10:20 për të mbërritur në varrimin e të atit, që ishte në orën 13:00. Burimet thanë se masat e forta të sigurisë për prezencën e tij në Dobraç nuk ishin marrë vetëm nga Policia e Shtetit dhe ajo e Burgjeve, por edhe nga vetë familjarët. Në hyrje të Shkodrës, por sidomos në hyrje të Dobraçit, zonë ku banon familja e Safet Bajrit, u vu re dje gjatë gjithë ditës prezencë e shtuar e forcave të Policisë. Policia ka qëndruar në gatishmëri përgjatë 6 orëve, duke patrulluar gjithë kohës. I paraburgosuri mësohet se ka shkuar fillimisht në banesën e tij e më pas drejt varrezave, për t’u kthyer pas gjashtë orësh dhe izoluar sërish në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë.

“I FORTI I SHKODRES”

Safet Bajri u arrestua pasditen e 21 shtatorit të vitit të kaluar, në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Po ashtu, në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, Policia e Shtetit vuri në pranga edhe 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht: Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Emrah Plaku, 22 vjeç, Astmer Bilali, 29 vjeç, dhe Erogen Brajoviç, 36 vjeç. Këta persona, sipas Policisë, janë anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Më 25 janar 2017, Safet Bajri u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasjeje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin. Mbi Bajrin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014.

Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË NDESHJES NDAJ ALAVESIT/ Solari: Ky lojtar na ka ndriçuar gjithnjë, nuk mendojmë për...
Previous article LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Drithërima në portën e korçarëve, Ymeraj i afrohet golit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT