• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“6 NË 10 PERSONA PARASHIKOJNË SE…”/ Çfarë tregoi studimi në Turqi, ja raporti që kanë me maskat qytetarët atje
Home
Nderkombetare

“6 NË 10 PERSONA PARASHIKOJNË SE…”/ Çfarë tregoi studimi në Turqi, ja raporti që kanë me maskat qytetarët atje

13 November, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një studim në Turqi mbi përdorimin e maskave gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) ka zbuluar se shumica e njerëzve janë vigjilentë në mbrojtjen e tyre dhe në marrjen e masave parandaluese shtesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 2.553 persona nga 79 provinca u përfshin në studimin hulumtues të kryer nga Universiteti Teknik i Stambollit, i cili u përqendrua në prirjen e përdorimit të maskave.

Sipas raportit të prirjes së përdorimit të maskave, pothuajse gjysma e pjesëmarrësve thanë se ata i përdorin maskat e tyre vetëm për disa orë dhe më pas i ndryshojnë ato, ndërsa 4 në 10 persona të njëjtën maskë e përdorin gjatë gjithë ditës.

Një në tre persona që përdorin maska pëlhure i lajnë çdo ditë dhe asnjëherë nuk i përdorin para se t’i lajnë.

Hulumtimi po ashtu zbuloi se lloji më i preferuar i maskave është ajo kirurgjikale, me 73 për qind të të anketuarve ose 3 në 4 persona që përdorin atë.

Ata u pasuan nga maska e pëlhurës, me 15 për qind që përdorin atë, ndërsa përdorimi i llojeve të tjera të maskave ishte më i ulët, respektivisht 5 për qind përdorin nano maska që mund të lahen, 5 për qind maska të llojit N95, 2 për qind maska të llojit FFP3 dhe 1 për qind maska të llojit N99.

Pasi qëndrueshmëria e maskave kirurgjikale është e shkurtër, shitjet e paketave me 20, 30 apo 50 maska kirurgjikale janë rritur bashkë me masën e konsumimit.

Raporti i universitetit tha se opsioni më i popullarizuar është paketa me 50 maska, gjegjësisht 58 për qind e të anketuarve preferojnë këtë paketë.

Vendi i parë që konsumatorët preferojnë të blejnë maska janë farmacitë (35 për qind), e ndjekur nga tregjet (30 për qind).

Rreth 67 për qind e atyre që mbajnë maska kanë mendime të përbashkëta për mbrojtjen e tyre, respektivisht 27 për qind e tyre thonë se nuk i heqin maskat pavarësisht se çfarë ndodh kur dalin jashtë, ndërsa 28 për qind e të anketuarve heqin maskat përderisa ecin jashtë.

Nëntë në dhjetë persona që mbajnë maska i konsiderojnë ata që nuk mbajnë maska “të pakujdesshëm” që rrisin shqetësimet shëndetësore të njerëzve të tjerë, si dhe që rrezikojnë jetën e të tjerëve.

Rreth 77 për qind e pjesëmarrësve ranë dakord që ndëshkimet dhe sanksionet aktuale duhet të rriten.

Raporti po ashtu tregon se 3 në 10 persona nuk u besojnë shumë njerëzve në punë apo përreth tyre dhe janë të shqetësuar se nuk marrin masa të mjaftueshme parandaluese. Përderisa disa këmbëngulin në normalizim, të tjerët janë të shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve në situatën aktuale.

Tetë në dhjetë persona thanë se shqetësimet e tyre vazhdojnë për shkak të numrit në rritje të rasteve. Rreth 84 për qind e pjesëmarrësve parashikojnë se numri i rasteve do të rritet më tej, duke çuar në një valë të dytë.

Gjysma e pjesëmarrësve theksuan se ata patjetër do të vaksinohen kur të gjendet një vaksinë që besohet se çrrënjos pandeminë e COVID-19. Gjashtë në dhjetë persona parashikojnë se pandemia do të marrë fund për një ose dy vjet./AA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET E SHKUARA E MELISËS SË "PËRPUTHEN"/ Ja ku e kemi parë konkurenten e re pak kohë më parë
Previous article "NË MISION NGA ZOTI PËR TË VRARË PROSTITUTA"/ Humb jetën nga Covid-19 vrasësi serial i 13 grave

s.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT