• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
6 MUAJ PROTESTA/ Basha tregon për çfarë shërbyen: Janë 85 përqind e shqiptarëve që na duan ne
Home
Politikë

6 MUAJ PROTESTA/ Basha tregon për çfarë shërbyen: Janë 85 përqind e shqiptarëve që na duan ne

4 August, 2019 k.autor Politikë

Lulzim Basha deklaroi nga Fushë-Arrëzi se Partia Demokratike me aleatët e saj është fituese e zgjedhjeve të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato.

Ai deklaroi se 30 qershori e vërtetoi këtë duke i bashkuar shqiptarët krah opozitës kundër bandës së Rilindjes në pushtet.

Ndërkohë sqaron edhe për çfarë shërbyen 6 muaj protesta.

“Përmes 6 muajsh protestash i kemi dhënë kurojo çdo shqiptari, kemi vetëdijësuar çdo shqiptar dhe sot pas 30 qershorit, nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD dhe aleatët fitues të zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato, por është vetë përmasa e 30 qershorit.

Janë 85 përqind e shqiptarëve të cilët ushtuan me refuzimin e tyre në 30 qershor, thirrjen kombëtare: “Rama ik” dhe vulosën kësisoj aleancën më të madhe politike që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët që nga vitit 1992″, – deklaroi shefi i opozitës shqiptare.

Kryetari i PD duke marrë shkak nga 85 përqind e shqiptarëve që e refuzuan Edi Ramën, tha se tashmë bandën e Rilindjes e kanë braktisur dhe socialistët.

“Me 30 qershor Edi Ramën dhe regjimin e tij e kanë braktisur edhe socialistët e ndershëm. 30 qershori është dita e bashkimit më të madh “Rama ik”, por është edhe një klithmë, një kushtrim për ndryshim,” – nënvizoi gjatë takimit me strukturat e PD, kryetari Basha.

Basha kërkoi nga demokratët që ti përgjigjen thirrjes së shqiptarëve që duan ndryshimin e madh. ” Prej nesh shqiptarët kërkojnë më shumë se denoncime, më shumë se përballje, kërkojnë më shumë siguri për të nesërmen dhe rrugën e ndryshimit të vërtetë ku gjithkush do të jetë më mirë. Tani ka ardhur koha ti ofrojmë shqiptarëve rrugëdaljet nga kjo krizë e tmerrshme dhe ta shndërrojmë shumicën 85 përqind “Rama ik”, në shumicën e re qeverisëse që do ti prijë transformimit ekonomik dhe politik të vendit”, shprehu vendosmërinë e tij dhe të opozitës së bashkuar, kryeopozitari Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOGJI MAKINËN BIZNESMENIT/ Kapet i riu në Sarandë, pamjet kur bleu benzinën (VIDEO)
Previous article E PAZAKONTË NË BOLIVI/ Kampionati nuk e ka sistemin VAR, por gjyqtari... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT