• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
6 mënyra për t’iu pëlqyer prindërve të tij, si t’ju hysh në zemër që në takimin e parë
Home
Jetë

6 mënyra për t’iu pëlqyer prindërve të tij, si t’ju hysh në zemër që në takimin e parë

27 December, 2017 g.autor Jetë

Kujtohu se njerëzit e krijojnë përshtypjen e parë (më të fortën) brenda 7 sekondave.

Në rregull, gjërat mes jush po bëhen më serioze. Festat po afrojnë, prandaj ka shumë mundësi të përballesh me prindërit e tij.

Mund të shkojë edhe çdo gjë për dhjamë qeni, e kemi provuar, prandaj lexo me vëmendje më poshtë.

Psikanalistja Jane Reardon, na zbulon të gjitha gjërat që duhet të shmangësh, në mënyrë që njohja me prindërit e tij të shkojë për mrekulli dhe të mos krijohen probleme.

  • Shmange njohjen e hershme me ta

Mos u ngut, kohën prandaj e kemi, për të krijuar hapësirat e duhura. Mund të krijohen pakënaqësi dhe një atmosferë e nderë, nëse njihesh me prindërit e tij shumë herët. Sipas Jane, “Varet se sa serioze është lidhja nga të dyja palët. Gjashtë muaj mendoj se janë mjaftueshëm për tu “vënë në vijë” disa gjëra”.

  • Mos e merr gjithë peshën mbi shpatulla

Nëse ndihesh në ankth, përfytyro si ndihet ai. Edhe ai dëshiron që familja e tij të të pëlqejë ty, nëse je pozitive. Gatishmëria është çelësi. Pyete të dashurin për disa gjëra rreth prindërve të tij. Çfarë u pëlqen dhe çfarë jo? “Sjellja e mirë do të nisë mundësinë për të qenë e pëlqyeshme tek ata.” – thotë Jane.

  • Paraqitje e përshtatshme për rastin në fjalë

Vajzat e modës mund të dinë se çfarë do të veshin, por ankthi i një njohjeje të tillë, mund të çojë në zgjedhje të çuditshme edhe ato që zakonishtvishen shumë mirë. Rri e qetë. Luaj me zgjedhje të sigurta dhe mos e tepro me ndonjë minifund ose bust!

  • Shmange hapjen e bisedave të çuditshme

Gjëja më e keqe është të nisësh një bisedë, e cila do të përfundojë në grindje. Nuk po them të rrish si pemë dhe të shikosh se ç’thonë të tjerët!

Thjesht përpiqu të flasësh për gjëra, të cilat nuk prekin tela të ndjeshëm, të paktën në fillim, derisa të kuptosh se ku variojnë ato.

  • Luaj në anën e sigurtë

Bëji të të rrëfejnë kujtime gazmore nga fëmijëria e të dashurit tënd. Është një zgjedhje shumë e mirë teme kjo e viteve të fëmijërisë.

Prindërve u pëlqen shumë të flasin për fëmijët e tyre dhe të tregojnë se si i kanë rritur ata, i lajkatos kjo gjë.

  • Të jesh vetvetja

Në fund të fundit je e lidhur me të dashurin tënd, jo me prindërit e tij. Nëse të ftoji t’i njohësh, ka një arsye të fortë. Besoji këtij mendimi dhe sigurisht, ki besim tek vetja. Qetësohu dhe për hir të Perëndisë, mos shko duarbosh!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ulja e informalitetit, biznesi propozon rimbursim deri në 10% të kuponit për qytetarët
Previous article Ndalet rënia e euros, dollari amerikan shënon nivelin më të ulët që nga shtatori

g.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT