Ndërkohë që fushata elektorale për zgjedhjet e 6 marsit ka filluar, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i ka drejtuar disa pyetje kandidatëve për kryetar bashkie. Me anë të një postimi në Facebook, Kim kërkon përgjigje se çfarë i premton votuesve një kandidat, i cili sponsorizohet nga dikush që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shpallur non grata.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan Yuri Kim.



