• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
6 MARSI/ Basha nga Lushnja: PS është provuar dhe ka dështuar, është koha e një modeli të ri politik
Home
Politikë

6 MARSI/ Basha nga Lushnja: PS është provuar dhe ka dështuar, është koha e një modeli të ri politik

25 February, 2022 F.autor Politikë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka prezantuar në Lushnjë, kandidatin për bashkinë, Indrit Sefën. Basha tha se Sefa, përfaqëson një model të ri politik që nuk është parë në këto vite.

Ai thash e Sefa është i ri në moshë, i shkolluar dhe personi i duhur për të futur në shinat e ndryshimit qytetin.

“Sot e kam për kënaqësi dhe privilegj të ndodhem në mesin tuaj dhe t’ju them se ndonëse shpesh kam dëgjuar avokatinë e avokat Indrit Sefës, apo e kam lexuar në shtyp që luftonte ndaj padrejtësive, shtypjes, e regjimi i Edi Ramës, kur kam marrë raportet e fitoreve të tij të suksesshme që nuk mbulonin faqet e para të gazetave të shtypit, por kishin të bënin me qytetarët. Roli i tij vendimtar ka bërë diferencën mes padrejtësisë dhe drejtësisë dhe nuk kam pasur hezitim kur qytetarët e propozuan si kandidat të PD në bashkinë e Lushnjës dhe kryetarin e ardhshëm të bashkisë. Që nga familjet e vjetra autoktone të qytetit dhe fermerët në cepat e largëta, në veçanti jam i bindur se zgjedhja e një njeriu jo vetëm me një fytyrë njerëzore, por moral e botëkuptim të ri është një avantazh i pa tejkalueshëm për demokratët e Lushnjës, për fermerët e qytetit dhe të rejat e të rinjtë që i falënderoj për besimin e tyre krah për krah Indrit Sefës.

Një nga arsyet kryesore që kemi mbetur këtu është modeli i korrupsionit. Ajo buron nga një fytyrë çnjerëzorë e politikës që nuk ka asnjë lidhje me hallet e njerëzve, shpresat e tyre dhe nuk ka asnjë lidhje me brengën e të rinjve lushnjarë që e shohin se bashkë me shtëpitë e tyre zbrazen rrugët e sheshet nga ata që duhet të jenë shpresa e qytetit. Në momente të tilla Zoti jo vetëm që nuk na ka braktisur, por edhe tani siç e thotë edhe një nga suret më të bukura të Kuranit, që edhe sikur errësira të zaptojë mëshira e zotit nuk të ka braktisur. Kjo mund të vijë duke zgjedhur përfaqësimin e duhur. E dimë fare mirë çfarë ka ndodhur këtë dekadë e më shumë. Gjithçka kalonte përmes bashkisë. Ne e dimë se Eriselda Sefa është e sprovuar 15 vite dhe nuk ka çfarë të provojë më. Ka qenë pjesë e atij modeli dhe s’ka çfarë të ofrojë më. Ajo nuk ka ngritur asnjëherë zërin për qytetarët lushnjarë dhe nuk është ndalur të nënshkruaj kundër interesit të Ramës. Është e sprovuar, është e shkuara le të mbetet e shkuara. Ka vetëm një rrugë që Lushnja të mos ketë një kryebashkiak të korruptuar. Ka vetëm një rrugë që ti shihni fëmijët në sy, ajo është PD.

Ne PD, do i ofrojmë Shqipërisë një model të ri përfaqësimi, qeverisje. Këto janë vepra. Ky model i ri duhet të fillojë që nga ata që bëjnë pjesë e qeverisjes tonë, vendore e qendrore. Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë dhe nuk është e lehtë. Ata që e shohin politikën dhe pushtetin si një mjet përfitimi personal e kanë të pamundur të hapin rrugë, të lëshojnë karrigen, ndaj nuk është betejë e lehtë. Është tjetër që kërkon bashkim të forcave, e mendjeve që duhen për parimin dhe në veçanti të atyre që u dhimbset Lushnja, demokracia, kurajon e të cilëve kemi nevojë. Nuk është betejë e lehtë, por nuk ka rrugë tjetër, për Lushnjën, e për Shqipërinë. T’ia japim këtë mundësi njerëzve, mundësinë për ta parë veten e tyre pranë familjeve të tyre, shokëve të tyre dhe jo ta kenë mendjen përtej detit. Le ta zhvillojmë këtë vend duke luftuar korrupsionin. Që kjo të ndodhë na duhen njerëz të përgatitur dhe me guxim, i tillë është Indrit Sefa, i ri, i shkolluar, i pa përlyer, familjar, familjar i ri. Ai është plot dashuri dhe dhembshuri për Lushnjën e lushnjarët. Ky është modeli, këtë duhet t’i tregojmë sot qytetarëve një model të ri, larg baltës, por bazuar në fakte e të vërteta”, tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVIDI NE SHQIPERI/ 173 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 10 persona në gjendje të rëndë
Previous article Mësimet që duhet të nxjerrë krahu lindor i NATO-s nga Ukraina

F.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT