Lulzim Basha ka sulmuar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” ku u bëri thirrje demokratëve që të mos bien pre e sajesave dhe marifeteve por të votojnë demokratët e vërtetë. Nga Dibra ku prezantoi kandidatin e PD për këtë bashki Luan Haka, Basha kërkoi nga dibranët që të votonin “birin e dibranëve” për ta bërë qytetin një vend më të mirë dhe për t’u shërbyer njerëzve.
“Luan Haka është kandidati më i mirë për Dibrën. Ai është pjesë e Dibrës. Jam krenar që është kandidat I Partisë Demokratike. Ai do kujdeset për Dibrën, për dibranet. Luani do ta bëjë Dibren nje vend më të mirë për të gjithë pavarësisht se është i djathtë apo i majtë, për ti shërbyer njerëzve dhe familjeve. Dibra do votojë Partinë Demokratike, sepse dibranët nuk bien pre e sajesave dhe marifeteve të reja”, tha Basha.
Basha ka sulmuar edhe Ramën lidhur me inceneratorët, duke thënë se dibranët duhet të refuzojnë modelin e korrupsionit.
“Ka vetëm një rrugë për dibranët që mos të kenë për kryebashkiak modelin e Edi Ramës, të inceneratorëve, modelin e korrupsionit të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë: Vota për Luan Hakën”, tha Basha