• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“6-7% E TË INFEKTUARVE NË TIRANË KANË FITUAR IMUNITET NGA COVID”/ Mjeku: Problem qytetet e vogla, situata serioze…
Home
Sociale

“6-7% E TË INFEKTUARVE NË TIRANË KANË FITUAR IMUNITET NGA COVID”/ Mjeku: Problem qytetet e vogla, situata serioze…

21 July, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

-6-7 për qind e banorëve të Tiranës fituan imunitet nga covid-19. Në këtë përfundim arriti studimi i Akademisë së Shkencave mbështetur në testimin serologjik të imunitetit të popullatës. Epidemiologu Alban Ylli, i ftuar në studion e Report Tv përballë gazetares Migena Sotiri tregoi më shumë detaje nga studimi që është bërë.

“Ideja për studimin filloi në mes të muajit prill. Është një kampion i vogël, 150 persona nga Tirana dhe një kampion më i madh me 270 persona nga 4 lagje të Tiranës që janë zgjedhur rastësisht, personat që përfaqësojnë popullatën e 4 lagjeve të Tiranës. Ky kampion fotografon situatën imonologjike. Publiku njihet me rastet e reja cdo ditë, që matet nga testi nëse je me virus. Fotografimi i imunologjik ka të bëjë me reagimin e organizimit ndaj virusit.

Nuk shohim atë që ndodh sot me virusin në trupin tonë, pra jo rastet aktive, por personat që mund ta kenë kaluar në një periudhë të caktuar, gjatë këtyre 4 muajve të pandemisë. Gjetja e parë është ajo që ne prisnim, numri i personave që e kanë kaluar është shumë i madh nga ata që janë diagnostikuar, 10 herë më i madh. Ne kemi dokumente, për të treguar se virusi ka qarkulluar shumë më tepër se personat e diagnostikuar. Numri i personave të infektuar dhe që shfaqin imunitet, është më i ulur nga numri nga Europa Perëndimore, atje është 10%, këtu jemi 6%. Sa më periferi të shkojmë, % e personave pozitive është më e ulët.

Pra popullata është e pambrojtur ndaj virusit. Ky është raporti paraprak, jemi në gjendje të bëjmë dallimin vetëm mes lagjeve. Për gjininë dhe moshën ende nuk e dimë. Rezultatet janë paraprake. Plani ynë është të vijojmë me një fazë tjetër në shtator dhe tetor për të verifikuar rritjen e imunitetit te i njëjti grup, shpërndarjen në hapësirë më të madhe, të dalim në zona të tjera, që në qytetet më të vogla imuniteti është më i ulët dhe për të parë se cfarë ndodh me imunitetin te personat që kanë qenë pozitiv, nëse mbeten të mbrojtur” tha ai.

Por si e gjykon ai situatën që po kalon Shqipëria tani me infektimet? “Situata e epidemisë është serioze, rreziku është i madh. Nuk e kemi më mbrojtjen e izolimit social. Duhet të frenojmë procesin e rihapjes, për shembull baret dhe restorantet të mbyllura. Duhet të inkurajohet puna nga shtëpia dhe maska. Nëse popullata do të reagonte si gjatë izolimit do të shpëtonim shumë jetë edhe tani. Nga pikëpamja e vdekshmërisë Shqipëria është shumë më mirë se vendet e tjera perëndimore” deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KOSOVË/ Infektohen me koronavirus 30 të moshuar dhe 9 punonjës në azil në Prishtinë
Previous article E BUJSHME/ Manchester United ultimatum Dortmund për Sancho, nëse oferta e fundit refuzohet…

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "REVANSHI"/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s Aktualitet

DOSJA "REVANSHI"/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online Aktualitet

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

PARALAJMËRON QYTETARËT/ AKSK: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare Aktualitet

PARALAJMËRON QYTETARËT/ AKSK: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT