• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
6.6 MILIONË TË PAPUNË NË SHBA/ Rezerva Federale ndërhyn me planin stimulues
Home
Nderkombetare

6.6 MILIONË TË PAPUNË NË SHBA/ Rezerva Federale ndërhyn me planin stimulues

9 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Në SHBA, numri i të vdekurve me koronavirus arriti sot në 15 mijë, ndërkohë që vendi është në javën kur sipas ekspertëve epidemia pritet të arrijë pikun e saj. Ndërkohë, po bëhen gjithnjë e më të qarta pasojat e koronavirusit për ekonominë.

Numri i amerikanëve që kërkuan pagesë papunësie javën e kaluar ishte 6,6 milion, një shifër rekord, ndërkohë që masat për frenimin e sëmundjes e kanë paralizuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik.

President Donald Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se dëshiron ta hapë ekonominë e vendit sa më shpejt që të jetë e mundur, por ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se kjo do të kërkojë kohë, siç po e tregon edhe Kina, ku virusi duket se e ka humbur fuqinë e mëparshme.

Ndërkohë, kreu i Rezervës Federale Jerome Powell shpalli një seri programesh të enjten që tha se do të japin 2.3 trilion dollarë kredi, duke zgjeruar operacionet e Rezervës Federale për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme në qytetet dhe shtetet amerikane.

Banka qendrore amerikane gjithashtu dha më shumë hollësi në lidhje me ndërhyrjet e saj në treg, duke përfshirë planet për të blerë bono të korporatave si në nivel investimesh, ashtu edhe të bonove me interes të lartë.

Sipas parashikimeve të përshkruara për herë të parë, huatë do të orientohen drejt bizneseve me deri në 10,000 të punësuar dhe më pak se 2.5 miliard dollarë të ardhura për vitin 2019. Pagesat kryesore dhe ato të interesit do të shtyhen për një vit.

Kreu i Rezervës Federale Jerome Powell tha të enjten se reagimi ekonomik pas mbylljes së shkaktuar nga koronavirusi “mund të jetë i fortë” pavarësisht rënies së mprehtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZHI I KODUAR/ Jozefina Topalli: Në jetë do hasni shumë maska dhe pak fytyra
Previous article KORONAVIRUSI/ Kumanova qyteti më i goditur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT