• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
505 GRAMË HEROINË NË MAKINË/ Kush është 27 vjeçari ARSHIN PILINÇI që iu gjet droga në… (FOTO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

505 GRAMË HEROINË NË MAKINË/ Kush është 27 vjeçari ARSHIN PILINÇI që iu gjet droga në… (FOTO)

7 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Kronikë

Orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit bëri me dije se kishte finalizuar me sukses operacionin e koduar “muzgu”, nga ku u arrestuan në mënyrë flagrante dy shtetas (Arjan Çani dhe Arshin Pilinçi).

Redaksia e ALPENews.al ishte raportuese e këtij lajmi – (1) – ALPENews.al

“MUZGU”, ishte një operacion i cili po jepte rezultatet e para pasi që prej kohësh Çani dhe Pilinçi, përkatësisht 49 dhe 27 vjeç kishin prej kohësh tregtinë e tyre në shitjblerjen e lëndëve narkotike.

Në dy automjetet e tyre u gjend një sasi prej 505 gramëve lëndë narkotike (heroinë) e futur në dy makinat e tyre personale.

Me publikimin e identiteteve të të arrestuarve redaksia e ALPENews.al bëri të mundur gjetjen e njërit prej tyre, 27 vjeçari Arshin Pilinçi nga fshati Podgorie, e qytetit të Korçës.

Pas kërkimeve, personi që korrespondon me emrin është ky mëposhtë.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzgu”. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohet 505 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë” Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike dhe bashkëpuntori i tij.

Në sajë të organizimit të punës policore, verifikimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë ligjore, duke përdorur metodat speciale të hetimit nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është finalizuar operacioni policor i koduar “Muzgu”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Arjan Cani, 49 vjeç , banues në Berat.
  • Arshin Pilinçi, 27 vjeç , banues në fshatin Podgorie, Korçë.

Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku shtetasi Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën .

Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë shtetasit Arjan Cani, iu gjet dhe u sekustrua ne cilësine e provës materiale:

  • 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe dy automjete në pronësi të shtetasve të arrestuar.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në qytetin e Elbasanit. Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.

/ALPENews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILANI MERR LAJMIN E MADH/ Ylli i skuadrës refuzon Arsenalin dhe PSG-në
Previous article Nuk dëshironi të keni gjinj të varur/ Eliminoni këto gjashtë sjellje që ndikojnë keq (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT