• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
500 MIJË PAUND KANABIS/ Gjashtë shqiptarë burgosen në Britani. U “spiunuan” nga banorët që…
Home
Aktualitet
Kronikë

500 MIJË PAUND KANABIS/ Gjashtë shqiptarë burgosen në Britani. U “spiunuan” nga banorët që…

17 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një bandë e krimit të organizuar është “çmontuar” pasi policia gjeti mbetje kanabisi në rrugë të lënë nga njëra nga makinat e tyre. Oficerët gjurmuan automjetin e drejtuar nga shqiptarë për në Hertfordshire të Britanisë, duke zbuluar brenda tij 300,000 paund kanabis.

Një sasi tjetër droge prej 240,000 paund u gjet në fermat e kanabisit të ngritura në tre shtëpi në Harrogate dhe North Yorkshire. Gjashtë burra të gjithë me origjinë shqiptare janë burgosur nga Gjykata Mbretërore në Leeds, pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit. Në pranga përfundoi gjithashtu edhe pronarja e pronave që ata përdorën për kultivimin e lëndës narkotike, një 73 vjeçare britanike.

Dedektivi, Det Con Maria Furness, nga Harrogate tha: “Dënimet e dhëna shënojnë fundin e një hetimi kompleks, i cili ka shpërbërë këtë grup jashtëzakonisht të rrezikshëm të krimit të organizuar që vepron në të gjithë vendin”.

Gjatë procesit gjyqësor, u tha se policia shkoi fillimisht në Harrogate më 26 shtator për të hetuar shqetësimin e ngritur nga banorët aty pranë, duke zbuluar një numër automjetesh që kishin “lënë gjurmë të mbeturinave të kanabisit në rrugë”. Dy nga automjetet u gjurmuan dhe njëri prej tyre u kap nga Policia e Hertfordshire rreth 180 kilometra larg vendit ku u gjet lënda narkotike. Automjeti ishte i ngarkuar me kanabis.

Në të njëjtën kohë, policia në Harrogate gjeti një fermë kanabisi gjatë kontrolleve në një shtëpi, e cila ishte në pronësi të pensionistes britanike, Yoko Banks, gjithashtu e burgosur. Një kërkim i pronave të tjera në pronësi të gruas të moshuar, zbuloi edhe dy ferma të tjera të kanabisit në Woodlands Road dhe Somerset Road. Policia e North Yorkshire tha se shtëpitë i ishin dhënë me qira një pale të tretë, e cila më pas i kishte lënë ato për bandën e krimit të organizuar, ndërsa 73-vjeçarja, do të përfitonte mijëra paund.

DËNIMI I SHQIPTARËVE

Gjashtë burra, të gjithë nga Shqipëria u burgosën në lidhje me kultivimin e sasisë së madhe të drogës. Kreu i bandës ishte Visar Sellaj, 33 vjeç, banues në Londër, i cili u burgos për gjashtë vjet e nëntë muaj burg.

Ndërkohë, anëtarë të tjerë të grupit janë shqiptarët, Kujtim Brahaj, 50 vjeç, banues në Enfield, i cili u burgos për tre vjet e dy muaj, Indrit Brahaj, 27 vjeç, banues në Barnet, i cili u burgos për katër vjet e katër muaj, Bledar Elezaj, 36 vjeç, u burgos për tre vjet, Erblin Elezaj, 33 vjeç, u burgos për pesë vjet e dy muaj si dhe Andi Kokaj, 23 vjeç, u burgos për tre vjet burg.

Të gjashtë u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe Indrit Brahaj, Kokaj, Sellaj dhe Erblin Elezaj gjithashtu u deklaruan fajtorë për posedim kanabisi me qëllim furnizimi. Ndërkohë, 73-vjeçarja u burgos për tre vjet e gjashtë muaj burg për disa vepra penale.

“Një hetim sipas Aktit të të Ardhurave të Krimit do të vijojë me qëllimin për t’u hequr atyre pasuritë e grumbulluara përmes kriminalitetit”, tha hetuesi.

   

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA NË FLAKË/ Nga veriu në jug, MM: Në Thirrë zjarri ka një shtrirje të madhe. Ja situata sipas qarqeve
Previous article MERO BAZE/ Trimërimi i “salibanizmit” nga talebanizmi, na ndihmon më shumë

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT