• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
50 VEPRAT E BUJAR ZAJMIT NË NJË EKSPOZITË/ E bija: Babai punoi në fshehtësi, pas ’90 filloi të prezantojë veprat e tij
Home
Kulturë

50 VEPRAT E BUJAR ZAJMIT NË NJË EKSPOZITË/ E bija: Babai punoi në fshehtësi, pas ’90 filloi të prezantojë veprat e tij

28 October, 2024 s.autor Kulturë

Janë 50 vepra të paekspozuara më parë nga krijimtaria e Bujar Zajmit, të cilat shfaqen për publikun në të parën ekspozitë pas ndarjes së tij nga jeta dy vite më parë.

“Bzaj ‘24” është çelur në AZK Academy nën kujdesin e vajzës së artistit, piktores dhe stilistes Anila Zajmi.

Veprat janë punë që artisti i ka krijuar pas vitit 1990 dhe që kanë karakter të ndryshëm nga pikturat e prezantuara në ekspozitat e mëparshme.

“I jam larguar qëllimisht prezantimit të tij në etnografi. Ka pak vepra të këtij lloji dhe jam përqendruar te veprat me karakter më të veçantë: më modern, më intim, më simbolik”, thotë Anila Zajmi, e bija e Bujar Zajmit.

Punët e Zajmit shfaqin në një aspekt tjetër të panjohur të krijimtarisë së tij, që ka të bëjë kryesisht me konceptin abstrakt dhe stilistik, në teknika shumë të veçanta dhe në formate të vogla.

“Babi ka punuar gjithë kohën e realizmit socialist në fshehtësi dhe vetëm pas ’90-ës ka filluar të prezantojë veprat e tij. Por vepra e tij është shumë e bollshme dhe shumë e larmishme dhe unë kam menduar që herë pas here ta ekspozoj në koncepte dhe forma të ndryshme koleksionesh të kuruara me shumë kujdes”, vijoi Anila Zajmi.

“Bzaj ‘24” do të qëndrojë e çelur për disa muaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMET E RAMËS ME DIASPORËN/ Bardhi letër Presidenti Begaj: Trupi diplomatik po përdoret
Previous article GRANIT XHAKA SHKRUAN HISTORINË/ Renditet i 16-ti në ceremoninë e Topit të Artë

s.autor

Postime të ngjashme

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT