Policia italiane sekuestroi ditën e sotme 5 ton drogë, duke vënë në pranga më shumë se 20 persona.
Mes tyre, janë arrestuar edhe 10 shqiptarë, ku në sy të bie emri i një ish-zyrtari të lartë të policisë së Vlorës, Adrian Liçaj.
Ai ka mbajtur poste të larta drejtuese në policinë e Vlorës, ndërsa ka qenë i akuzuar nga PD-së për trafik droge drejt Italisë.
Liçaj i ka mohuar këto akuza në disa dalje mediatike, duke pretenduar se eksponentë të PD-së po shpifnin për të.
Po ashtu, deputeti i PD-së Edi Paloka, ka bërë edhe një akuzë për të në 2014, duke publikuar një video, ku sipas tij, ai ka qenë pjesë e bandës të fortit të Vlorës, Zani Çaushit.


