• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
5 TË VRARË PËR 7 DITË/ Nga ish- i përndjekuri  Baçinozi, menaxheri i VIP-ave, furrxhiu deri te Nardi i Bujtinave dhe avokati (FOTO)
Home
Ekskluzive

5 TË VRARË PËR 7 DITË/ Nga ish- i përndjekuri  Baçinozi, menaxheri i VIP-ave, furrxhiu deri te Nardi i Bujtinave dhe avokati (FOTO)

23 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Vrasja e djeshme e avokatit të Çapjave Ravik Gurra tronditi qytetin e Elbasanit por jo vetëm. 50-vjeçari ishte duke pirë kafe rreth orës 19.35 në një nga lokalet në qendër të qytetit kur një person i është afruar dhe ka qëlluar me një pistoletë me silenciator mbi të, duke e lënë të vdekur në vend. Kjo javë ka qenë një javë e përgjakshme, me 5 të vrarë me armë zjarri nga e premtja në të premte. 

AlpeNews.al ju sjell të gjitha ngjarjet që tronditë Shqipërinë, nga ish- i përndjekuri  Baçinozi, te menaxheri i VIP-ave, furrxhiu deri te Nardi i Bujtinave dhe avokati.

Çfarë ndodhi dje:

 22 mars 2019- Vritet Ravik Gurra

Ekzekutohet në mes të Elbasanit avokati Ravik Gurra. 50-vjeçari ishte duke pirë kafe rreth orës 19.35 në një nga lokalet në qendër të qytetit kur një person i është afruar dhe ka qëlluar me një pistoletë me silenciator mbi të, duke e lënë të vdekur në vend. Avokati ka përfaqësuar në disa gjyqe, Emiliano Shullazin dhe pjesëtarë të familjes Çapja të Elbasanit. 

15 mars 2019- Vritet Esat Kotorri

Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë u qëllua me çifte orët e para të mëngjesit sapo kishte shkuar të hapte biznesin. Autori i dyshuar i ngjarjes është një 26-vjeçar, i cili u vu në pranga nga Policia e Kavajës, vetëm pak kohë pasi kishte plagosur 59-vjeçarin. Pak ditë më pas, i plagosuri do të ndërronte jetë në spital, citon lapsi.al. Dyshohet se motivi i krimit është një konflikt i hershëm pronësie mes pronarit të furrës së bukës dhe familjes së autorit. 

 16 mars 2019- Vritet Haxhi Baçinozi

Një ditë më pas do të tronditje Tirana. Një vrasje ndodhi rreth orës 18:15 në një nga zonat më të frekuentuara siç është Liqeni Artificial i Tiranës. Vritet 62-vjeçari Haxhi Baçinozi nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë duke vrapuar me djalin e tij në momentin që është ndeshur me Islam Mylkajn. Të dy kanë shkëmbyer fyerje dhe sharje për shkak të një borxhi prej 46 mijë eurosh që autori nuk i kishte kthyer prej 20 vjetësh viktimës.

18 mars 2019-Vritet Jurgen Kurti

Dy ditë më pas një krim tjetër i rëndë do të shokonte kryeqytetin. Në “zemër” të tij u ekzekutua Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave. Ai u qëllua për vdekje në afërsi të banesës së tij në rrugën “Zef Jubani”. Kurti sapo kishte dalë nga një palestër kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar. Policia nuk ka ende një piste të qartë për arsyet e krimit. 

 20 mars 2019-Vritet Ferdinand Polia

Vritet në fshatin Grudë të Shkodrës biznesmeni Ferdinand Polia, i cili kishte në pronësi bujtinën Polia në zonën turistike të Thethit. I njohur për të gjithë si “Nardi i bujtinave”, 35-vjeçari u qëllua me breshëri duke udhëtuar me automjetin e tij tip fuoristradë. Polia është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. 

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUTESHA QË TË VDISJA"/ Aktorja e njohur rrëfen sëmundjen që e goditi papritur
Previous article VËMENDJE/ 5 ngjyrat që po pushtojnë Instagram-in dhe që duhet ti kemi në gardërobë

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT