Shëngjini, Velipoja, Borshi, Ksamili dhe Himara janë 5 plazhet që mund të zgjidhen pa frikë për të kaluar pushimet, pasi rezultojnë 100 përqind të pastër.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit, raporton se nga cilësia e plazheve është përmirësuar ndjeshëm në 12 plazhet të monitoruara.
Vija bregdetare shqiptare këtë vit ofron më shumë siguri se një vit më parë, megjithatë ka ende plazhe me probleme, sa i takon ndotjes.
Raporti i monitorimit të cilësisë së ujërave, ka nxjerrë në pah se faktor kryesor i ndotje së ujërave bregdetare mbeten shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara dhe që derdhen në det.


