• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
5 MILIONË DOLLARË PËR KOKËN E TYRE/ SHBA nis gjuetinë për kapjen e djemve të El Chapo-s
Home
Nderkombetare

5 MILIONË DOLLARË PËR KOKËN E TYRE/ SHBA nis gjuetinë për kapjen e djemve të El Chapo-s

18 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të ofrojë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacionet që do të çojnë në arrestimin e katër djemve të ish-bosit të Kartelit të Sinaloas, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Shpërblimi është vendosur për Ovidio Guzmán López, Iván Archivaldo Guzmán Salazar, Jesús Alfredo Guzmán Salazar dhe Joaquín Guzmán López.

“Të katërt janë anëtarë dhe drejtues të nivelit të lartë të kartelit dhe mbi secilin rëndojnë akuza federale nga SHBA për trafik të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin për mediat të publikuar nga DASH.

Autoritetet amerikane thonë se pas arrestimit të babait të tyre, “Los Chapitos” – siç quhen djemtë e tij – janë përfshirë në drejtimin e operacioneve të trafikut të drogës. Më parë, shpërblimi prej 5 milionë dollarësh ishte vendosur edhe për vëllain e El Chapos, Aureliano Guzman. Kryesori prej vëllezërve, konsiderohet Ovidio Guzmán.

Por pavarësisht shtimit të përpjekjeve të autoriteteve amerikane për arrestimin e djemve dhe vëllait të El Chapos, presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador, deklaroi se agjentët e FBI nuk do të lejohen të kryejnë arrestime në territorin meksikan.

El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019 dhe po e vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë ne Kolorado të Shteteve të Bashkuara. Më 30 nëntor, edhe gruaja e tij Emma Coronel, u dënua 3 vite burg për rolin e saj në trafikun e drogës dhe pastrim parash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFERENDUMI PËR SHKARKIMIN E BASHËS/ Vokshi tregon sa kanë votuar deri më tani: Pjesëmarrje e lartë
Previous article U RIKTHYE SËRISH NË "BIG BROTHER"/ Arbri-Donaldit: Një ndër arsyet që doja të rrija brenda është Einxhel

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT