• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
5 mënyra se si të trashni reçelin e bërë në shtëpi
Home
Lifestyle
Shtëpi & Kopshte

5 mënyra se si të trashni reçelin e bërë në shtëpi

12 January, 2018 g.autor Lifestyle, Shtëpi & Kopshte

Reçeli i bërë në shtëpi është si një copëz dashurie. Kalimi i një pasditeje të tërë duke përgatitur frutat, gatimin me sheqer dhe lëng limoni, më pas larja dhe mbushja e kavanozëve duhet të shpërblehet në fund me një reçel të trashë mjaftueshëm dhe me aromë fantastike. Por nganjëherë nuk bëhet ekzaktësisht kështu. Ja disa këshilla se si t’a rregulloni këtë problem:

1.Thjesht prisni

E keni ndjekur recetën me përpikmëri dhe pasi e shihni apo provoni reçelin, ai është pak i ujshëm edhe në kavanozët ku e keni hedhur. Kini parasysh që disa lloje reçelërash duan kohë të trashen apo të bëhen si xhelatinë (luleshtrydhet përshembull). Lërini kavanozët të qëndrojnë në temperaturë dhome gjatë natës dhe fusni në frigorifer një kavanoz të vetëm për të parë nëse trashet siç duhet. Në mëngjes kontollojeni.

2. Shtoni fara chia

Shtoni një lugë gjelle chia në kavanozët 230 ml me reçel të ujshëm dhe përziejini.

3. Gatuajeni sërish

Përgatitja e reçelërave pa pektinë kërkon praktikë dhe durim. Nëse ju duket reçeli jo i trashë sa ç’duhet, hidhini nga kavanozët tek një enë e gjerë dhe gatuajeni sërish. Më pas lajini sërish kavanozët para se t’i mbushni me reçelin e trashur aq sa dëshironi.

4. Shtoni pektinë

Ky truk nuk funksionon për recetat e reçelërave që e kërkojnë pektinën. Nëse doni të trashni një reçel të bërë në shtëpi pa pektinë i cili u ka dalë i ujshëm, rigatuajeni duke shtuar pak pektinë. Hidhni një lugë gjelle pektinë pudër në enën ku po e rigatuani reçelin. Shiheni nëse është trashur dhe shtoni dhe një lugë gjelle tjetër nëse ka nevojë.

5. Gatuajeni në mënyrë të ngadaltë në furrë

Në vend që t’a trashni në sobë sërish, hidheni reçelin në një tavë me letër kuzhine dhe lëreni reçelin të “thahet” në furrë në 93 gradë celcius për 1 ose 2 orë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Problemet pas lindjes, si ndryshon organi gjenital i femrave
Previous article Fizioterapistët nxisin: “Mos flini kurrë në anën e djathtë"

g.autor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT