• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
5 “mëkatet” e PSG-së, ja pse dështuan parizienët në “Santiago Bernabéu”
Home
Futboll

5 “mëkatet” e PSG-së, ja pse dështuan parizienët në “Santiago Bernabéu”

15 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

“Rënia është e lejuar dhe ngritja është e detyruar”, – thotë proverbi rus, origjina e të cilit gjendet në Luftën e Dytë Botërore. Ajo që oficerët rusë me siguri nuk e lejonin ishte që trupat e tyre të ngecnin përsëri dhe përsëri në të njëjtin vend… Dhe kjo është ajo që ka ndodhur me PSG-në në Champions, në pesë vitet e fundit. Jo sepse parizienët gjithmonë gjunjëzohen para kundërshtarit të njëjtë, por sepse çdo vit duket sikur “hanë botën”, derisa ekipet e mëdha të Europës u japin atyre një “banjë realiteti”. Këtë të mërkurë, në “Bernabéu”, një fiasko e re galike u regjistrua për të besuarit e Unai Emery, të cilit i kërkohet përmbysja për të shmangur shkarkimin. Këto janë pesë “mëkatet” e PSG-së në “Santiago Bernabéu”:

1. Mungesa e efektivitetit në sulm
Në një duel të tillë, efektiviteti zakonisht bën dallimin. Dhe kështu ndodhi në “Bernabeu”. PSG-ja kishte shanse të qarta për të shënuar të paktën dy gola, por fali dhe përfundoi duke paguar. Ligji i pashkruar në futboll, po nuk shënove do ta pësosh, u materializua me francezët, tek të cilët binte në sy mungesa e eksperiencës dhe inferioriteti karshi “mbretërve” të Europës. Cavani, Mbappe dhe Neymar nuk realizuan dot asnjë gol në këtë ballafaqim, ndërsa Ronaldo, i vetëm, shënoi dy herë.

2. Lidhja zero e MCN
Mbappé, Cavani dhe Neymar nuk spikatën. Francezi dhe braziliani lanë “shenja” të mira, por kjo nuk mjafton. “Tridenti” i PSG-së ka realizuar shumë gola dhe rregullisht gjatë gjithë sezonit, megjithatë, në “Bernabéu” i mungonte instinkti vrasës. Duhet përmendur në veçanti Cavani, i cili tregoi mungesën e bashkëpunimit dhe koordinimit me Neymar. Topi nuk kalonte nga njëri te tjetri në ato 66 minuta, sa përkuan të dy bashkë në fushë, derisa uruguajani u zëvendësua.

3. Areola, shumë “i butë”
Alphonse Areola nuk kishte natën e tij më të mirë në portën e PSG-së, kështu që pati ndikimin e vet negativ në rezultat. Portieri francez bëri një gabim në momentin e rezultatit 2-1 dhe ishte i ngadalshëm në reflekse në momentin e “vulës” përfundimtare 3-1. Sidoqoftë, edhe pa qenë një portier i keq, Areola nuk është një lojtar që jep pikë. Nëse PSG-ja dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve, parizienët do të kenë nevojë për diçka më shumë në fushë, në reparte të tjera.

4. Vendimet e Emery, shumë të diskutueshme
Për të vënë Lo Celso, vetëm 21 vjeç, në pjesën e mbrojtjes, në një ndeshje të një dimensioni të tillë, është, të paktën, veprim i guximshëm. Argjentinasi u duk nervoz në disa veprime dhe, madje bëri gabime të pafajshme. Nga ana tjetër është e vështirë të kuptohet se pse Di Maria nuk u preferua për titullar. Ish-lojtari i Real Madridit vinte nga një periudhë shumë e mirë, por Emery preferoi të aktivizonte Draxler, pas disavantazhit 2-1. Përveç kësaj, dhe pavarësisht se nuk luajti një lojë të mirë, Cavani është gjithmonë i domosdoshëm. Kur “gaulët” kishin nevojë për të sulmuar, ata e gjenin veten pa referencë në zonë, sepse Emery e kishte zëvendësuar atë. Në Francë po hedhin kritika “pa filtër” trajnerin spanjoll, pozita e të cilit tashmë janë më shumë se kurrë në rrezik.

5. Brishtësia ekstreme
Barça shënoi tre gola në shtatë minuta, në mbrëmjen e historisë, 6-1, ndërsa Real Madridi “projektoi” çerekfinalet e Ligës së Kampioneve mes minutës së 83-të dhe 86-të. Një ekip që synon të fitojë gjëra të mëdha nuk mund të bjerë aq lehtë dhe aq shpejt. Këtu nuk llogarisim vetëm golat, por edhe kundërsulmet e ndryshme, që ekipi i bardhë pati në shtrirjen përfundimtare të lojës. Si do të ndryshonte gjëja, nëse rezultati përfundimtar do të ishte 2-1? Duke dashur të kapërcejë me ngut, Emery dhe të tijtë janë tashmë të mbështetur te litarët e ringut…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRITANI/ Burri i pastrehë vdes në hyrje të parlamentit
Previous article LEZHË/ Të shtëna me armë në mes të ditës, plagoset 32 vjeçari (EMRI)

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT