Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjegjur t’iu sjellim Tiranën, e “aktivizuar” në maksimum nga aktivitetet e shumta që janë zhvilluar ditën e sotme.
Mund të themi pa frikë, që Tirana është një kryeqytet dinamik, që gjithmonë di si të”tundë” qytetarët nga monotomia dhe rutina e përditshme.
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga Bashkia e Tiranës, 5 Maji do të ishte një ditë plot aktivitete, madje aq shumë saqë do të konkurronin edhe “Ditën e Verës”.
Moti i vrenjtur dhe reshjet e dendura të shiut të cilat ishin me intervale të caktuara, ishin një faktor jo edhe aq ndihmues në atmosferën e aktiviteteve.
E megjithatë, përsëri atmosfera nuk u zbeh duke konfirmuar edhe njëherë se qytetarët i vlerësojnë dhe bashkohen me nismat e Bashkisë së Tiranës.
AlpeNew.al ju sjell pamje nga disa sekuenca te aktiviteteve të sotme.
Përgatiti: AlpeNews.al










