• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
5 MAJI DHE “DITA PA MAKINA”/ Ja segmentet ku kufizohet qarkullimi i automjeteve
Home
Qyteti im

5 MAJI DHE “DITA PA MAKINA”/ Ja segmentet ku kufizohet qarkullimi i automjeteve

4 May, 2019 F.autor Qyteti im

Bashkia e Tiranës rikthen nesër, në 5 Maj, nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë automjetet e tyre, si ndotëset kryesore të ajrit. Për mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta që janë parashikuar gjatë ditës së nesërme, por edhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit.

Sipas planit, kufizohet qarkullimi i automjeteve në segmentet e mëposhtme: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datë 05.05.2019 nga ora 08:00 deri në orën 17:00. Kufizime do të ketë edhe në Sheshin “Nënë Tereza”, nga data 05.05.2019 ora 00:00 deri në datën 06.05.2019 ora 00:00.

Ndërkaq, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”. Ndërkaq, mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si vijon: – Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”. – Linja “’Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Wilson”, ura e Drejtorisë së Policisë. – Linja “Kristali” do të devijohet te sheshi “Wilson” dhe ish Stacioni i Trenit. – Linja “Kinostudio-Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë”, si dhe përballë kishës Ortodokse. – Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.

– Linja “Megatek” dhe “Instituti” do të devijohen te “Kafe Flora”. – Linja “Qyteti Studenti”, “Jordan Misja”, “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te Fakulteti Ekonomik. – Linja “Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës së “Elbasanit”. – Linja “Materniteti i Ri” do të devijohet te ura pranë rrugës së “Elbasanit” dhe kishës Ortodokse. – Linja “Sharra” do të devijohet tek ish Stacioni i Trenit, si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”. – Nga ora 00:00 deri në orën 08:00 e datës 05 Maj dhe nga ora 17:00 deri në orën 00:00 linjat “Tirana e Re” dhe “Kopshti Zoologjik” do të kthehen te Blv. “Dëshmorët e Kombit” dhe do të stacionohen te hotel “Rogner”. Më 5 Maj, përveç homazheve në të gjitha varrezat e dëshmorëve, Bashkia e Tiranës ka organizuar edhe një numër të madh dhe të larmishëm aktivitetesh festive për të gjitha moshat, nga më të vegjlit deri tek të moshuarit dhe nostalgjikët e viteve të luftës kundër pushtuesve nazi-fashistë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS GOLIT TË SHËNUAR NGA TIRANA/ Plas sherri mes tifozëve “VIP” dhe drejtuesve të Skënderbeut (VIDEO)
Previous article PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Mema: Nuk jam kamxhiku i ekipit, lojtarët duhet të...

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT