• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Koleksione
  • Personazhe
  • Stil
  • Tendence
5 hapa për të organizuar dollapin perfekt!
Home
Modë

5 hapa për të organizuar dollapin perfekt!

22 November, 2017 Redaktor2 Modë

A ka qenë ndonjëherë dollapi juaj aq keq, sa ishit në garë me kohën për të hapur dhe mbyllur kanatet, pa ju rënë të gjitha rrobat mbi kokë?

Mos u ndjeni keq, të gjithë e kemi pasur këtë moment. Historia me sa duket përsëritet gjithnjë, sepse sa herë pastrojmë, sado i themi vetes që dollapi ynë nuk do të jetë më kurrë në atë gjendje, ai e gjen sërish rrugën e tij drejt rrëmujës!

Ky artikull është guida juaj me vetëm 5 hapa, drejt një dollapi perfekt, si i dalë nga “Sex & the City”. Kujdes, mbajeni këtë këshillë vath në vesh: Duhet ta kapni gjithnjë veten, përpara se të “mëkatoni” duke prishur balancën e dollapit tuaj të sapo rregulluar!

1. Nxirrini jashtë të gjitha rrobat

E nisim me diçka të thjeshtë: Hapni dollapin dhe zbrazni në dysheme çdo veshje brenda tij. Nëse gjendja e dollapit është vërtet keq, me siguri rrobat do të derdhen vetë jashtë!

Nëse e keni të ndarë dollapin në rroba vere dhe në rroba dimri, atëherë merruni fillimisht me njërin lloj, dhe pastaj me llojin tjetër, për të shmangur një çorbë me rroba.

2. Filtroni rrobat dhe hidhni ato që s’i vishni më

Mos bini pre e mendimit “Nuk i dihet kurrë, mund të vijë ndonjë rast që më duhet…“. Kur nuk erdhi rasti për kaq shumë kohë, asnjëherë nuk do të vijë!

Për t’u ndjerë më mirë, rrobat që nuk i vishni më mund t’i grumbulloni në një qese dhe t’ia falni dikujt. Ja ku u bë edhe bamirësia e ditës!

Përpara se të nisni rivendosjen e rrobave në dollap, pastrojeni atë mirë e mirë.

3. Nisni aksionin

Fillimisht, ndajini rrobat tuaja në rroba vere dhe në rroba dimri. Kjo është mënyra më e zakonshme e organizimit të dollapit.

Më pas, nisni të gruponi veshjet sipas ngjashmërisë – trikot me trikot, kanatieret me kanatieret, fundet me fundet.

Çfarë të palosni:

T-shirt (me mëngë të shkurtra ose të gjata)
Fundet casual
Pantallonat e trasha (xhinset, streçe lëkure etj.)
Trikot (lesh, angora, kashmir)

Çfarë të varni:

Këmishat
Pantallonat
Fustanet
Kominoshet
Xhaketat
Fundet formale
Çdo veshje mëndafshi, sateni, kadife, pambuk.

4. Për të brendshmet

Palosni reçipetat tuaja ose vendosini mbi njëra-tjetrën, t’u ruajtur formën dhe për të kursyer hapësirë, ndërsa mbathjet mund t’i vendosni në kutiza të vogla, demonstruar në foton e mëposhtme.

Në internet ka plot video DIY se si të ndërtoni kutinë tuaj të organizimit të të brendshmeve.

E njëjta teknikë mund të përdoret edhe për çorapet.

5. Për aksesorët dhe këpucët

Ndiqni këshillat e mëposhtme për aksesorë si stoli, çanta, shajet etj.

Shajet – Varini shajet në një varëse, duke i lidhur ato si në foton e mëposhtme.

Stolitë – Këshillohet që t’i mbani në qese apo kuti të puthitura mirë, me sa më pak ajër, për t’ua ruajtur cilësinë sa më gjate. Sidoqoftë, kërkoni në internet për kujdesin e veçantë që i duhet kushtuar çdo stolie (për shembull, perlat duan hapësire më vete, larg stolive të tjera).

Çantat – Mos i vendosni kurrë mbi njëra-tjetrën, aq sa të shtypen dhe deformohen. Rreshtojini çantat në një raft të dollapit, me hapësire të përshtatshme midis tyre. Mund t’i mbushni me letër gazete për t’ua ruajtur formën sa më mirë.

Rripat – Është mirë që t’i varni rripat, për t’u ruajtur formën dhe për t’i gjetur sa më lehtë. Mjafton t’i varni te koka e një varëseje rrobash.

Këpucët – Mos i vendosni këpucët mbi njëra-tjetrën, por as mos i mbyllni në kutitë e tyre prej kartoni, sepse nuk do të kujtoheni kurrë për to.

Gjeni disa kuti plastike dhe futini këpucët tuaja aty. Në këtë mënyrë, edhe i ruani nga deformimi, edhe mund t’i gjeni lehtësisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 15 sekretet që nuk i keni ditur për serialin ‘Friends’
Previous article Arratisja spektakolare e ushtarit nga Koreja e Veriut, kirurgët habiten me atë që i gjejnë në trup

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim Modë

NDIQNI STILIN/ Ky detaj i vogël mode i bën rrobat bazike të duken më të veçanta, me zero mundim

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje Modë

DO I ADHURONI! Këto 6 trende aksesorësh për vitin 2026 i shtojnë një element freskie çdo veshjeje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT