• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
49 KG KOKAINË NË KONTEJNERIN ME BANANE/ Apeli i Posaçëm refuzon të lirojë nga qelia Selim Çekajn
Home
Breaking News

49 KG KOKAINË NË KONTEJNERIN ME BANANE/ Apeli i Posaçëm refuzon të lirojë nga qelia Selim Çekajn

27 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për Selim Çekaj, 72-vjeçari ku në kontejnerin që kishte porositur me banane u gjetën 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit, duke e lënë në burg. Vendimi u mor në seancën e zhvilluar ditën e sotme, pasi ishte shtyrë më herët nga ana e gjyqtarit, ku nuk munguan as incidentet. Avokati mbrojtës Maks Haxhia hodhi akuza se  gjyqtarët e çështjes po shkelin të gjitha procedurat duke mbajtur në burg Selim Çekajn, ndërkohë që vetë prokurori i çështjes kërkoi lirimin e tij, pasi nuk ka prova që të jetë përfshirë në trafikun e drogës. Haxhia akuzoi se gjyqtarët e kanë personale çështjen me familjen Çekja dhe se nuk do të japin gjykim të paanshëm.

Selim Çekaj iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit pas refuzimit të Shkallës së Parë për të dhënë një masë më të butë arresti. Rasti i babait të Arbër Çekaj është i veçantë në këtë fazë ku ndodhen hetimet, pasi pavarësisht vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta lënë në burg, në të njëjtin mendim që në datën 7 gusht nuk ishte SPAK-u. Prokuroria e Posaçme, e përfaqësuar nga prokurori Behar Dibra i kërkoi gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, pasi sipas SPAK nuk ka asnjë provë se 72 vjeçari të jetë i përfshirë në trafik të drogës.

Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas  po brenda një kontejneri. Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë. Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që  kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARG KRISMAVE TË ARMËVE DHE FRIKËS SË LUFTËS/ Fëmijët afganë gëzojnë lojën në ambientet e hoteleve në Durrës (VIDEO)
Previous article OPERACIONI "KALLMETI"/ Iu gjetën në shtëpi kallashnikov e armë gjahu, arrestohet lezhjani (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT