Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Neraidha, në Igumenicë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë kapur nga policia greke duke transportuare drogë.
Mësohet se dy personat e arrestuar janë të moshës 41 dhe 50 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur një 24-vjeçar.
Ata u kapën duke tentuar të transportonin 48 kilogramë kanabis të cilën e kishin futur në tre çanta. 24-vjeçari arriti të largohej në pyll, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia greke.