• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
47 EKZEKUTIME NË 12 MUAJ/ 2022 shënoi më pak vrasje, por pati krime më brutale
Home
Breaking News

47 EKZEKUTIME NË 12 MUAJ/ 2022 shënoi më pak vrasje, por pati krime më brutale

1 January, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

47 vrasje me 54 viktima, ishte ky bilanci i krimeve të rënda përgjatë 12 muajve që lameë pas. Viti 2022 nisi me vrasjen e Erion Çelës i cili u ekzektua në mënyrë mafioze më 4 janar dhe u mbyll po ashtu me atentatin mafioz ndaj Edmond Papës më 16 dhjetor.

Edhe pse kishte një ulje të vrasjeve krahasuar me vitin e kaluar, për ekspertët ky vit shënoi ngjarje nga më brutalet.

“Krimet e 2022 janë më brutale dhe ndjeshmëria dhe përceptimi i publikut është shumë herë më i lartë. Duket se ky vit ishte një nga vitet më të llahtarshëm për sa i përket krimit dhe kriminalitetit”, shprehet eksperti i sigurise, Fatjon Softa.

Për vitin 2022 u shënua 13 ekzekutime mafioze, ku vetëm 3 prej tyre u zbardhën nga policia. Sofistikimi i krimit duket se ka vështirësuar punën e uniformave blu.

“Duket si një strukturë paralele me policinë e shtetit e cila i bën asaj konkurencë. Ata kanë armë, teknologji, kanë financa të mëdha, të cilat gjunjëzojnë jo pak, por shumë njerëz që kanë peshë dhe pushtet. Prandaj ata nuk zbulohen dhe nuk kanë për tu zbuluar”, shton ai.

Një tjetër problem serioz, sipas ekspertëve, është inkriminimi i rradhëve të policisë dhe dekospirimet që vetë blutë bëjnë tek grupet kriminale.

“Informacionet kanë ardhur nga vetë strukturat e policisë. Strukturat e policisë kanë bërë njoftimin, shpesh herë edhe kur ka patur rrethim. Është shmangur sepse janë njoftuar. Pra ka patur dekonspirim. Në rradhët e policisë ka dekonpirim sepse ka persona të përfshirë, pra që janë bashkë me krimin dhe kriminelët. Është një lloj inkriminimi tek forcat e policisë, por edhe tek organet e drejtësisë që i kanë trimëruar këta njerëz të cilët dalin dhe bëjnë atentate të tilla”, tha Softa.

Vitin që lamë pas ndodhën disa vrasje tronditëse, si masakra e Fushë Krujës me tre viktima, ekzekutimi me tritol i Aleksandër Sadikajt në Tiranë,  por ngjarja që solli indinjatën në masë te qytetarëve ishte vrasja e Jonadës në plazhin e Potamit, e cila u përplas për vdekje me skaf nga ish-efektivi Arjan Tase.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI i emigrantit në Angli: Mbërrita me gomone, mos e provoni! Shpresoj të...
Previous article BARRIKADAT/ Kurti thirrje NATO-s: Të rritet prania e ushtarëve paqëruajtës në Kosovë

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Protestuesja kërkon anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe Paketës së Maleve

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT