• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“4200 FIRMA”/ Edi Paloka: Formularët i kam unë por nuk ua tregoj, ja kur mund t’i lexoj emrat
Home
Politikë

“4200 FIRMA”/ Edi Paloka: Formularët i kam unë por nuk ua tregoj, ja kur mund t’i lexoj emrat

12 November, 2021 s.autor Politikë

Edi Paloka është përzgjedhur si “gardiani” i Sali Berishës për të mbajtur formularët e dorëzuar me synim mbajtjen e një kuvendi.

Në fjalën e tij, Kryetari i Këshillit të Kuvendit ka theksuar se detyra e tij është që të depozitoj formularët që më ka sjellë pala tjetër, sa i përket verifikimit të firmave të delegatëve ajo do të bëhet nga komisioni i mandateve pasi unë nuk i njof të gjithë.

Ndërkohë ai theksoi se formularët janë plotësuar dhe firmosur nga delegatët e kuvendit dhe përmbajnë të gjitha të dhënat.

“Janë 4200 të dorëzuar atë ditë, kanë ardhur dhe formularë të tjerë, por rrimë tek 4200. Janë formularë të plotësuar nga delegatët.

Delegatët e Kuvendit janë të përcaktuar në statut, janë pjesëtarë të kryesisë së degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar, deputetë dhe deri tek kryetari i partisë. Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë thjesht anëtarë, por janë delegatë të Kuvendit.

Delegatët nuk ndryshojnë, janë po ata. Nga kryetar seksioni deri tek kryetari i partisë të degës. Janë të gjitha të dhënat, emër, mbiemër, emër të babës, numrat e kartës së identitetit dhe funksionin në parti që i bën delegat.

As unë dhe as ju nuk do bëni verifikimin e emrave. Këtë gjë e bën komisioni i verifikimit të mandateve në Kuvend.

Verifikimi i emrave bëhet në komisionin e kuvendit, unë kur të kontaktoj me firmëtarët apo me përfaqësueit e tyre do të ishte mirë që atë ditë para se të nisë kuvendi të harxhojnë më shumë kohë dhe të lexojnë para jush emër për emër të gjithë firmëtarët.

Unë këtu jam si kryetar i këshillit dhe një palë që ka mbledhur firmat më ka kërkuar të depozitoj firmat.

Ky është kuvend i jashtëzakonshëm dhe procedurat e statutit parashikojnë mbledhjen e një kuvendi në kushte të zakonshme.

Unë nuk jam formular, dhe nuk jam tea to që e kanë kërkuar këtë kuvend por qëe nga unë i pari jemi të detyruar që të zbatojmë kërkesën e shumicës. Nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim nuk e zbaton këtë”, ka thënë Paloka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUXHETI 2022/ Rama: 7.1 miliardë lekë mbështetje për fermerët
Previous article KUSH JANË BLEDAR LILO DHE ARTUR BALLA/ Të besuarit e Rezart Taçit që u arrestuan sot

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT