Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, ku një 42-vjeçar kreu akte të turpshme ndaj një 18-vjeçari me aftësi të kufizuara në Elbasan.
Nëna e 18-vjeçarit ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja, ndërsa kërkoi ndëshkimin e autorit.
Në një intervistë për “Panoramën”, ajo ka treguar ngjarjen ndërsa ka rrëfyer se shtetasi Altin Hida ka kryer veprime të turpshme ndaj djalit të saj.
42-vjeçari e ka marrë të riun tek shtëpia e tij, ku dhe ka kryer aktin.
Më pas ai i ka dhënë djalit 3 mijë lekë të vjetra dhe një banane, për ta larguar nga banesa dhe për të mos rrëfyer.
Më tej nëna e 18-vjeçarit tregon se i biri ka shkuar në shtëpi duke qarë dhe i ka treguar atë që kishte ndodhur.
Fill pas kësaj, prindërit e djalit kanë shkuar në polici për të denoncuar rastin, së bashku me autorin, me të cilin njiheshin.
Por menjëherë pas deklarimeve, sipas saj, autori është larguar me vrap nga komisariati.
Nëna e 18-vjeçarit u shpreh:
Në polici na thanë që ne do ta hetojmë këtë rast dhe se nëse ky zotëri e bën sërish, do të marrim masa, pasi nuk e besonin djalin sepse është me aftësi të kufizuara.”
Kryerja ekzaminimeve nga mjekët përkatës vërtetoi dëshminë e 18-vjeçarit.
Policia është në dijeni të përgjigjes së analizave, por sipas nënës, Hida rezulton ende në kërkim dhe se policia nuk ka rënë në gjurmët e tij.
Nëna e adoleshentit tregon se autori i ngjarjes është i martuar me dy fëmijë, ndërsa sipas bashkëshortes së tij, ai ka deklaruar se “do të vetëflijohet” pas kësaj ngjarjeje.


