• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
41 MIJË GJOBA PËR TRE JAVË/ Policia e Shtetit publikon shifrat. Rekord shoferët e dehur dhe…
Home
Sociale

41 MIJË GJOBA PËR TRE JAVË/ Policia e Shtetit publikon shifrat. Rekord shoferët e dehur dhe…

25 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Numri i viktimave të aksidenteve është përgjysmuar në korrikun e këtij viti krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të policise rrugore, nga dita e parë e këtij muaji deri tani, kanë humbur jetën në aksidente rrugore 11 qytetarë.

Kjo shifër ka qenë dyfish më e lartë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur janë regjistruar 22 viktima në rrugë.

Edhe numri total i aksidenteve ka pësuar ulje këtë periudhë të vitit me 81 raste më pak se në 2017, ndonëse ka 79 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në gjendje të dehur më shumë se një vit më parë.

Në aksidentet me pasoja, këtë vit ka pasur 36 raste të të plagosurve rëndë më pak së një vit më parë ndërsa është shënuar rënie me 73 raste më pak edhe në rastet e të plagosurve lehtë.

Sipas policisë rrugore, problematik mbetet fenomeni i drejtimit të makinës në gjendje te dehur, ku këtë vit janë penalizuar gjatë korrikut 163 persona në krahasim me vetëm 84 raste një vit më parë.

Të dhënat zyrtare të qarkullimit rrugor tregojnë për rënie të grupit të kundravajtjeve që kanë të bëjnë me mos vendosjen e kaskes, perdorimin e celularit apo, mos vënien e rripit të sigurimit si dhe parakalimet e gabuara, duke shënuar 6581 raste më pak.

Ndërkohë tejkalimi i shpejtësisë është një kundravajte e ndeshur më shpesh këtë vit me 483 raste më shumë.

Totali i gjobave për korrikun e këtij viti është 41 mijë e 309 nga 34 mijë  250 që ka qenë vitin e kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THJESHT "WOW"/ Adelina Tahiri zbulon dhomën e garderobës... (FOTO)
Previous article NDODH NË KRUJË/ Mesazh paralajmërues me një plumb në murin e shtëpisë

g.autor

Postime të ngjashme

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët Aktualitet

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT