• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
40 MILION DOLLARË/ Masterplan për shëndetësinë 2019-2024,  ja çfarë do të përfshijë
Home
Ekonomi

40 MILION DOLLARË/ Masterplan për shëndetësinë 2019-2024, ja çfarë do të përfshijë

16 April, 2019 k.autor Ekonomi

Ministria e Shëndetësisë po kërkon aktualisht një konsulent që do të hartojë dokumentin më të rëndësishëm të drejtimit që do t’i jepet sektorit në pesë vitet e fundit lidhur me sistemet IT dhe bazën e të dhënave elektronike. Në një njoftim të bërë në faqen e Bankës Botërore(pasi projekti mbështetet financiarisht nga kjo bankë) nënvizohen edhe pikat kyçe që do të mbahen parasysh për hartimin e dokumentit.

“Qeveria e Shqipërisë ka marrë një financim nga Banka Botërore nën Projektin e Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor dhe synon që të aplikojë një pjesë të këtyre parave për qëllime konsulence. Konsulenti pritet që të ndihmojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të arritur dy objektiva kyçe: Zhvillimi i një Masterpalni Kombëtar për Shëndetësinë që është realist i zbatueshëm dhe me përfitim si dhe zhvillimi i një kuadri standardizues për të dhënat në e- Shëndeti(të dhënat online)” thuhet në njoftimin e bërë në faqen e Bankës Botërore.

Masterplani i E-Shëndetit do të mundësojë një kudër të përgjithshëm dhe arkitekturën për zhvillimin e E-Shëndetit në Shqipëri për të përmirësuar koordinimin mes palëve zhvilluese. Ai gjithashtu sipas dokumenteve do të japë një panoramë të bashkëpunimit mes sistemeve të E-Shëndetësisë  dhe ku duhet të fokusohen planet e investimit në infrastrukturën IT të vendit në shëndetësi.

“Kuadri i standardizimit të E-Shëndetit do të përcaktojë një standard minimal të funksionimit duke mbështetur strukturën e  të dhënave. Po kështu një standard për klasifikimin dhe regjistrat bazikë si dhe versionin e parë të Fjalorit të të Dhënave Shëndetësore të Shqipërisë dhe një model standard të këtyre të dhënave. Konsulenti do të lehtësojë punën për Master Planin dhe Kuadrin e Standaritizmit të E-Shëndetit dhe do të bëjë një draft me dokumentet që dalin nga kjo fazë përmes punës me disa aktorë përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Qendrat e Kujdesit Primar, spitalet private dhe publike, fondet e sigurimit shëndetësor, grupe të pacientëve, ekspertë ligjorë dhe politikëbërës, zhvillues she shitës të softwareve si dhe palë të tjera të lidhura me këtë aspekt” thuhet në kërkesën e Ministrisë.

Projekti për Shëndetësinë mbështetur nga Banka Botërore është aprovuar në vitin 2015 dhe vijon zbatimin prej një sërë vitesh. Kostoja totale e tij llogaritet në 40 milionë dollarë.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ “Lleshë kimiku” përballë “Bashë killer-it”
Previous article ICARDIT NUK I NDALEN TELASHET FAMILJARE/ Ja çfarë ka bërë këtë herë Wanda Nara (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë? Ekonomi

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT