• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
4 VITE PËR “STERILIZIMIN”/ Shkeljet që gjeti SPAK: Kostoja u fry fiktivisht me 56.4 për qind, Rrapaj fshehu miqësinë me Rjepaj dhe Beqajn
Home
Aktualitet
Kronikë

4 VITE PËR “STERILIZIMIN”/ Shkeljet që gjeti SPAK: Kostoja u fry fiktivisht me 56.4 për qind, Rrapaj fshehu miqësinë me Rjepaj dhe Beqajn

25 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokurorisë së Posaçme i janë dashur 4 vite për të përfunduar hetimet për koncesionin e sterilizimit të kallëzuar në SPAK nga nisma “Thurje” me vlerë 100 milion euro dhe për një periudhë 10 vjeçare. Hetimet zbuluan shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, 100 milionë euro për 10 vite, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore u gjetën edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që kanë qenë sipas SPAK “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Ndër gjetjet e konstatuara nga SPAK janë edhe procedurat e ndjekura për fituesin por dhe mos realizimi i kushteve të parashikuara në kontratë, ndërsa kostot e sterilizimit janë rritur në mënyrë fiktive.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale është raportuar i rremë, janë shtuar zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatjen e koncesionit, mirëmbajtje të instrumenteve, të sistemeve dhe centralit të sterilizimit, në vlera disa herë më të larta se vlera e blerjes së tyre të reja.

SPAK thotë se janë përdorur kosto të rreme të shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi. Kjo kosto është rritur dhe mbivlerësuar në mënyrë të rreme në masën 56.4%.

SPAK evidenton dëm ekonomik kur i referohet edhe raporteve të KLSH-së që ka evidentuar se shteti, kishte qendrën Kombëtare të Sterilizimit, e cila nëse do vihej në funksionim, do ta realizonte procesin me kosto më të e ulët, konkretisht 960 milionë lekë për gjithë vendin.

Sipas SPAK, rezulton e provuar se ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncesionit, është personi, i cili ka kryer të gjitha veprimet e përllogaritjeve financiare për sterilizimin, të cilat i ka ndryshuar disa herë me qëllim që të ishin në vlera të pranueshme nga Ministria e Financave, me qëllim miratimin e koncesionit.

Rrjepaj sipas SPAK ka bashkëpunuar ngushtë me biznesmenin Ilir Rrapaj gjatë periudhës përgatitore të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncesionit deri në firmosjen e kontratës, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë, ku pjesëmarrës me 40% është subjekti tregtar “Investital Llc” të Ilir Rrapajt. Ky subjekt tregtar sipas SPAK është krijuar në Prishtinë vetëm një muaj pasi kishte fluturuar me ministrin Beqajt dhe zv. Rrjepaj në një udhëtim të përbashkët. SPAK thotë se të tre kanë udhëtuar së bashku me avion edhe pas shpalljes fituese të koncesionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA PËRFUNDON NË TRAGJEDI/ Pronari qëlloi ndaj tre “skifterave” shqiptarë, një ndërron jetë dhe një tjetër në gjendje të rëndë
Previous article "LIGJI ËSHTË BIBLA JONË..."/ Drejtori i Policisë së Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në SEPCA, domosdoshmëri për sigurinë rajonale

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT