• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
4 SUPERMARKETE NË KORÇË DHE TIRANË/ Ja pse i bllokoi dhe gjobiti AKU, 3.6 ton biskota….
Home
Sociale

4 SUPERMARKETE NË KORÇË DHE TIRANË/ Ja pse i bllokoi dhe gjobiti AKU, 3.6 ton biskota….

24 June, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me institucione të tjera të specializuara ligjzbatuese, ka kryer një sërë kontrollesh zyrtare në një rrjet supermarketesh me qendër në Tiranë dhe Korçë, të cilat bashkëpunonin me njëra-tjetrën, nga të cilat ka rezultuar se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “E&T shpk” me aktivitet “importim, magazinim dhe tregtim të produkteve ushqimore”, Tiranë, u konstatuan 3.6 ton biskota me afat të kaluar përdorimi për të cilat u mor masa e bllokimit të menjëhershëm. Gjithashtu u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe nuk kishte marrë masat e nevojshme për plotësimin e mangësive të konstatuara nga inspektimi i kaluar. Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë 500,000 lekë pӫr hedhje nӫ treg tӫ ushqimeve me afat të kaluar përdorimi, Gjobë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
Gjobë 100,000 për mosrealizimin e detyrave të lëna nga inspektimi paraardhës, U bë bllokimi i 3.6 ton biskota me afat të kaluar përdorimi, me qëllim asgjesimin e tyre. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kostana shpk”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonin kushtet higjeno-sanitare si dhe nuk dispononte planin e vetkontrollit. Gjatë kontrollit u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi dhe të paetiketuara në gjuhën shqipe (makarona, bonbone, patatina, vafer, llokume, miell misri etj). Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme;

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi, Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit, Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin, U bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Niko Male”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, mungonin kushtet higjeno-sanitare (produktet mbaheshin edhe në ambiente sanitare). Gjithashtu u gjetën një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi dhe pa etiketë (karamele, vezë, fara kungulli, kuti konservash, pije energjike dhe freskuese, miell etj). Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë 400,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi, Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin, U bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre. Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Kujtim Hajzo” me aktivitet “Magazinë ushqimore me shumicë dhe pakicë”, Korçë, u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe u evidentuan një sërë produktesh të cilat ishin të paetiketuara në gjuhën shqipe (çokollata, biskota, vafer etj). Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, Gjobë 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin, U bë bllokimi i të gjitha produkteve të pasigurta për konsum me qëllim asgjesimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA TURPËRIMI I BOATENG TEK GOLI ME KOKË/ Shijoni 10 "MAGJITË" e Leo Messit (VIDEO)
Previous article IRONI ME METËN/ Rama: E ke në shtëpi atë që thotë se do bëjë namin në 30 Qershor

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT