• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
4 SHQIPTARË KAPEN NË BRITANI/ Si e ruanin kanabisin në 14 prona me vlerë 2 milionë paund
Home
Aktualitet
Kronikë

4 SHQIPTARË KAPEN NË BRITANI/ Si e ruanin kanabisin në 14 prona me vlerë 2 milionë paund

5 February, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

4 shqiptarë kanë rënë në pranga në Britani të Madhe pas një operacioni të zhvilluar në Uellsin Jugor, ku policia ka gjetur kanabis të mbjellë në 14 prona.

Kryesori që merrej me kanabisin e mbjellë në këto prona ishte shqiptari Rentil Zyberi. Policia ka zhvilluar një operacion rutinë gjatë të cilit u kap kanabis me vlerë 2 milionë paund. Zyberi, i cili kujdesej për kanabisin e mbjellë është kapur në korrik të vitit të kaluar, kur oficerët e policisë shkatërruan dhe kanabisin e mbjellë.

Të Premten në gjykatë Zyberi dhe “bankieri” i bandës Arben Marku u dënuan të dy për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal. Prokurori e përshkroi Zyberin, si “kujdestarin” e pronave.

Gjykata tha se 39-vjeçari Marku ishte “bankieri” i ndërmarrjes kriminale dhe se 49,980 £ u gjetën në një gardërobën e tij.Sipas mediave të huaja, Marku lindi në Shqipëri, ku ai punoi në një fermë me bagëti, përpara se të vendoste të transferohej në Uells për një “jetë më të mirë”.

Avokatët e të dënuarve në mbrojtje të klientëve të tyre thanë se ata ishin penduar, por e kishin bërë këtë punë për të siguruar para dhe për t’ua dërguar familjarëve në Shqipëri.

Të arrestuar në kuadër të këtij operacioni kanë qenë edhe Leonard Bruki dhe Arber Aliaj të cilët ishin brenda ndërtesës dhe të dy u arrestuan sepse dyshohen si të përfshirë në prodhimin e kanabisit. Bruki, 27 vjeç dhe Aliaj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë u dënuan me dy vjet e tre muaj burg.

Pasi kanë kaluar disa muaj të paraburgosur, të dy të pandehurit tani pritet të lirohen brenda disa javësh, duke shlyer më shumë se gjysmën e dënimit. Ata do të dëbohen pasi të dalin nga burgu.

Rentil Zyberi

Arben Marku
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE NUK ARRIJMË OBJEKTIVAT, JAM I PARI QË..."/ "Shpërthen" Zidane: Nuk e meritoj një trajtim të tillë
Previous article FIORENTINA-INTER/ Mesfushori Barella zhbllokon sfidën për "Zikaltërit" me një EURO GOL (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT