• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
4 MUAJ PA PENALLTI/  Pepe Reina: Ja çfarë i thashë arbitrit…
Home
Futboll

4 MUAJ PA PENALLTI/ Pepe Reina: Ja çfarë i thashë arbitrit…

8 April, 2019 F.autor Futboll, Sport

Nga Milan-Parma e deri te Juventus-Milan, e thënë ndryshe 17 javë kampionat. Në këtë hark kohor Milani nuk ka marrë asnjë 11- metërsh në favor, teksa penalltia e fundit i përket pikërisht sfidës me Parmën kur shënonte Frenk Kesi. Që nga ai 2 dhjetor i vitit të kaluar, kuqezinjtë nuk janë paraqitur më në pikën e bardhë. 17 ndeshje janë thuajse një fazë kampionati, por ato që e errësojnë këtë statistikë të “Djallit” janë dy transfertat e fundit.

Milan

 

Në Xhenovë ndaj Sampdorias, e sidomos në Torino në fundjavën që lamë pas, Milani numëron të paktën tre penallti të padhëna. Me vetëm dy goditje në të gjithë sezonin aktual të Serisë A nga pika e bardhë, Milani ndodhet në fund të renditjes për penallti të dhëna. Këtë “rekord” kuqezinjtë e ndajnë me Parmën dhe Kaljarin, dy ekipet e vetme që kanë ngecur në kuotën e dy penalltive të dhëna në 31 javë kampionat.

REINA

Duke qëndruar te 11- metërshat, Pepe Reina ka folur për episodin e pjesës së parë kur një faull me dorë nga Aleks Sandro kaloi pa u ndëshkuar nga arbitri dhe VAR-i.

Reina Milan

Portieri i Milanit ka pranuar se i ka kërkuar shpjegim Majkëll Fabrit, teksa në një deklaratë për televizionin e klubit ka thënë: “I kërkova arbitrit shpjegime për mosdhënien e penalltisë kur Aleks Sandro ndali me dorë krosimin e Çalhanoglusë. Nëse pyesim dhjetë njerëz për atë episod, nëntë do të të thonë që është 11-metërsh.

Nëse asistentët të thonë që duhet të konsultohesh me pamjet në VAR, patjetër që ka një arsye të fortë. Kur një arbitër merr ndihmën e teknologjisë, në 9 nga 10 raste ndryshon vendimin e marrë në fushë. I thashë zotit Fabri që duhet të fliste me kolegët e tij në mënyrë që vendimet për rastet kur topi preket me dorë të jenë uniforme. Sipas mendimit tim, Aleks Sandro mbulonte me krahun e tij një hapësirë që nuk mund ta mbulonte me trup. Ajo ishte një penallti e qartë, në Torino, Milano apo kudo tjetër”.

OBJEKTIVI

Pas “sqarimit” në lidhje me episodin kyç në ndeshjen me Juven, 35-vjeçari ka folur edhe për objektivin e Milanit deri në fund të sezonit. “Ndaj vendimeve të arbitrave nuk ka asnjë ilaç, ndaj duhet të bazohemi te paraqitja jonë ndaj Juventusit për të ndërtuar fitoret në ndeshjet e radhës. Synojmë të mbërrijmë në katërshen e parë dhe na mungojnë shtatë ndeshje në të cilat do të bëjmë të pamundurën”, përfundoi Reina.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ËSHTË GËNJESHTËR/ Kjo përzierje për heqjen e pikave të zeza funksionon në të vërtetë
Previous article JU KA HYRË UJË NË VESH? Provoni këto 6 mënyra që sugjerojnë mjekët

F.autor

Postime të ngjashme

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO) Futboll

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO)

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin Futboll

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT