• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
4 MILION EURO PËR SHQIPËRINË PËR COVID-19/ Soreca: Ja kur do vijë kësti i dytë 46 milionë euro
Home
Politikë

4 MILION EURO PËR SHQIPËRINË PËR COVID-19/ Soreca: Ja kur do vijë kësti i dytë 46 milionë euro

4 April, 2020 F.autor Politikë

Bashkimi Europian, Qeveria Shqiptare dhe përfaqësuesi OKB, nënshkruan marrëveshjen prej 4 milionë eurosh pjesë e paketës së ndihmës prej 50 milion eurosh dhënë nga BE Shqipërisë për të luftuar CoVid 19.

Kreu i delegacionit të BE në Tiranë Luigi Soreca në një intervistë për gazetarin e Top Channelit, Muhamed Veliu, shpjegon se çfarë pajisjesh mjekësore do të blihen me këto 4 milion Euro.

“Ne mundëm që në kohë rekord të nënshkruajmë kontratën me UNOPS, që është shërbimi i Kombeve të Bashkuara që kujdeset për këtë shpërndarje, në prani të ministres që përfaqëson përfituesin e kësaj kontrate.

Pra ajo që nënshkruam sot është dhënia e pajisjeve mjekësore të menjëhershme për një vlerë prej 4 milionë Euro për Ministrinë e Shëndetësisë, çka do të thotë për gjithë spitalet dhe për gjithë punonjësit e shëndetësisë që tani do të mund të mbështeten te ky kontribut.

Po flasim për respiratorë dhe ventilatorë, ventilatorë mekanikë portativë, filtra për ventilatorë mekanikë por edhe komplete perfuzioni, pompa infuzioni, si dhe ambulanca që ofrojnë shërbime mjekësore plotësisht të pajisura, 5 ambulanca që do të vihen në dispozicion.

Do të kemi gjithashtu aparate digjitale portative për rreze X, maska që mbulojnë plotësisht fytyrën, defibrilatorë dhe ajo çka është më e rëndësishme, edhe teste për Covid-19, por edhe koncentrues oksigjeni, shtretër plotësisht të pajisur dhe skanerë CT.

Objektivi tani është që këto të shpërndahen sa më shpejt të jetë e mundur. UNOPS do të kërkojë në tregun ndërkombëtar dhe do të mundohet t’i sjellë këto gjatë dy javëve të ardhshme”.

Ambasadori Soreca gjithashtu shpjegon se kur do të mbërrijë pjesa tjetër prej 46 milion euro dhe për çfarë do të përdoret.

“Kësti i dytë i mbështetjes, siç ju e thatë saktë, 46 milionë Euro, do të ndihmojë planin ekonomik që po harton Shqipëria për përfshirje sociale dhe rimëkëmbje ekonomike. Çfarë do të thotë kjo? Që ne do të sigurojmë fonde për planin për asistencë në para në veçanti për shtresat më të cenueshme të shoqërisë, ato që kanë humbur vendin e punës, me qëllim që të dalim nga situata e krizës.

Dhe pastaj, një sasi shumë e rëndësishme e kësaj do të shkojë për rimëkëmbjen ekonomike, çka do të thotë ndihmë për bizneset, për sektorin privat që po vuan. Objektivi për të cilin po punojmë pa pushim është që të sigurojmë që këto 46 milionë t’u vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare në muajt e ardhshëm. Është e vështirë të thuhet për momentin, por objektivi është që në 4-6 muajt e ardhshëm këto para të disbursohen për nevojat e shqiptarëve”.

Por përse BE shumën prej 4 milion Euro nuk ia lëvroi direkt qeverisë shqiptarë por misionit të OKB në Tiranë për të blerë materialet mjekësore? Ambasadori Soreca dha këtë përgjigje.

“Ju e dini që tani në treg ka një kërkesë shumë të madhe për pajisje ndihmëse lidhur me reagimin ndaj krizës. Ka trysni mbi furnitorët dhe një sfidë në zinxhirin logjistik. Ja pse ne punojmë me OKB-në jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin, sepse OKB-ja ka qasje në treg në gjithë botën dhe kjo do t’i japë mundësi Shqipërisë t’i marrë pajisjet në kohë dhe me cilësinë e duhur, si dhe me çmim korrekt në një treg shumë të vështirë. Për momentin të gjithë i kërkojnë këto pajisje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZHI/ Merkel: Virusi mposhtet vetëm me durim dhe solidaritet
Previous article "MALLKIMI" I FAMILJES KENNEDY/ Zhduket në det mbesa e Robert Kennedy dhe djali i saj

F.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT