• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
4 KORRIKU/ Ilir Meta i “shtrin” dorën e pajtimit SHBA, i dërgon letër presidentit Donald Trump: Jam me Ju
Home
Politikë

4 KORRIKU/ Ilir Meta i “shtrin” dorën e pajtimit SHBA, i dërgon letër presidentit Donald Trump: Jam me Ju

4 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ne ditelindjen e 243 te Pavaresise se SHBA-se, presidenti i Shqiperise, Ilir Meta i eshte drejtuar me nje leter urimi presidentit te Amerikes, Donald Trump.

Ne leter, bashke me urimet per te, amerikanet dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, Meta thekson mes te tjerash se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e veçanërisht lidershipi Juaj, Zoti President, vazhdojnë të jenë frymëzim dhe mbështetje e pazëvendësueshme për popullin shqiptar dhe mësim se sa të shtrenjta janë liritë themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi sot përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë.

Presidenti Meta, dy dite pasi e beri “cope” SHBA, duke i treguar se eshte vete ai zot ne kete vend, i kujton ndihmen e madhe te dhene nga SHBA në vitet e vështira të sundimit të diktaturës dhe të partisë-shtet, shembull i madh frymëzimi dhe mbështetje për ta përmbysur atë 30 vjet më parë dhe për të vendosur në Shqipëri, pluralizmin, demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë e lirë të tregut.

 

Letra e Metës

I nderuar Zoti President,

Me rastin e 243-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dëshiroj t’Ju përcjell në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të përzemërta. Në këtë festë kuptimplote Ju dëshirojmë Juve personalisht dhe të gjithë amerikanëve kudo që ndodhen, suksese, paqe dhe begati.

Çdo shqiptar beson fort në aleancën solide që qëndron mes dy vendeve tona, bazuar mbi themelet historike të bashkëpunimit dhe miqësisë së vërtetë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, në vitet e vështira të sundimit të diktaturës dhe të partisë-shtet, shembull i madh frymëzimi dhe mbështetje për ta përmbysur atë 30 vjet më parë dhe për të vendosur në Shqipëri, pluralizmin, demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë e lirë të tregut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e veçanërisht lidershipi Juaj, Zoti President, vazhdojnë të jenë frymëzim dhe mbështetje e pazëvendësueshme për popullin shqiptar dhe mësim se sa të shtrenjta janë liritë themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi sot përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë.

Si President i vendit, Ju siguroj për angazhimin e palëkundur në forcimin e kësaj aleance bazuar mbi parimet e përbashkëta demokratike, që mbajnë të lidhura fort Shtetet e Bashkuara Amerikës dhe Shqipërinë.

Duke Ju falënderuar, Zoti President, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tim, në shërbim të vlerave demokratike, të drejtave themelore të njeriut dhe zhvillimit ekonomik, dua të theksoj rëndësinë që ka rritja e pranisë së SHBA-së në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë.

Ne jemi të gatshëm për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e sigurisë dhe në NATO dhe besoj se, nën drejtimin Tuaj, ne do t’i forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin. Shqipëria do të qëndrojë në solidaritet të plotë me SHBA-në, dhe vendosmërisht do t’i bashkohet përpjekjeve Tuaja në forumet shumëpalëshe në dobi të paqes e prosperitetit në mbarë botën.

Me kënaqësi të veçantë dua të uroj nëpërmjet Jush, komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton në SHBA, i cili përfaqëson një nyje historike të shkëlqyer dhe na lidh drejt një të ardhmeje më premtuese për kombet tona.

Urime edhe një herë në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së dhe përshëndetjet më të mira për ju, familjen tuaj dhe kombin e madh amerikan!

Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Sinqerisht

Ilir Meta

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURAT E LARTA/ Fluks fëmijësh në spitalin e Kukësit, pediatria: Shmangni daljet në këtë orë
Previous article ZYRTARE/ Real MADRID blen HAZARD për 100 milionë euro

k.autor

Postime të ngjashme

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive Aktualitet

DITA E 20 E PROTESTËS NË TIRANË/ Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, nis protesta masive

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT