• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
4 apartamente, 2 mijë metra tokë, makinë 16 mijë euro: Si po i BËN GROPËN VETTINGU gjyqtarëve
Home
Aktualitet
Drejtësi

4 apartamente, 2 mijë metra tokë, makinë 16 mijë euro: Si po i BËN GROPËN VETTINGU gjyqtarëve

13 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Pasuritë e patundshme po u bëjnë “gropën” njerëzve të drejtësisë.

Në Shqipëri një tjetër gjyqtar, Besim Trezhnjeva, i Apelit në Durrës nuk e kaloi dot provën e verifikimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot vendimin për shkarkimin e tij.

Trezhnjeva, i cili është kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, institucionin i cili pritet të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, rezulton se nuk mund të justifikojë pasurinë e deklaruar.

Gjykatësi, ka në pronësi katër apartamente, tre në Tiranë e një në Durrës, si dhe një sipërfaqe prej afër 2 mijë metra katrorë tokë në Baldushk, dhe një automjet me vlerë 16 mijë euro. Por sipas verifikimeve, kjo pasuri nuk përputhet me të ardhurat e tij dhe pjesëtarëve të familjes së tij, ndërkohë që nga të dhënat e Komisionit, Trezhnjeva, “ka devijuar destinacionin e një kredie me vlerë 50 mijë euro, të cilën e ka deklaruar për blerjen e njërit prej apartamenteve në Tiranë, ndërkohë që paratë kanë shkuar për të shlyer apartamentin në qytetin e Durrësit”.

Vetë gjykatësi, në seancën e parë publike, kur u ballafaqua me Komisionin, hodhi poshtë dyshimet ndaj pasurisë së tij, duke deklaruar se nuk i është llogaritur periudha nga viti 1981 deri në vitin 1994. Edhe avokati i tij, u shpreh sot se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është i padrejtë dhe se do ta ankimojë atë.

Deri tani përpara Komisionit kanë dalë 3 gjyqtarë, nga të cilët vetëm anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha u konsiderua se përmbush kriteret e rivlerësimit, ndërkohë që kolegu i saj, i po kësja Gjykate, Fatos Lulo, u shkarkua, për shak se nuk justifikonte dot pasurinë e deklaruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump sulmon ashpër ish-drejtorin e FBI, Comey për librin e ri
Previous article Maradona i përgjigjet sllovakut Hamsik: Nder që kam fanellën tënde

Redaktor2

Postime të ngjashme

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT