• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
4.5 MILION EURO INVESTIME NË SPITALET RAJONALE/ Në Kukës për herë të parë mamografia
Home
Politikë

4.5 MILION EURO INVESTIME NË SPITALET RAJONALE/ Në Kukës për herë të parë mamografia

31 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Investimi prej 4.5 milionë eurosh për spitalet  rajonale të  vendit  ku perfshihet edhe iai i Kukësit është i pari pas disa dekadash dhe ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të shërbimeve jo vetëm për banorët e këtij qyteti, por për gjithë zonën. Tashmë, më shumë shërbime ofrohen pranë vendbanimit, ndërsa sallat e operacionit dhe materniteti janë pajisur me pajisje të teknologjisë së fundit.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizituan spitalin rajonal të Kukësit ku u takuan me mjekë, inferimerë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit.

Kryeministri Rama theksoi në këtë takim se qeveria do të bëjë rritje të re të pagave për mjekët dhe infermierët, të cilët rezultojnë kategoria me rritjen më të lartë. “Unë nuk jam nga ata që mendojnë që mjekët dhe infermierët janë djalli vetë që të fut dorën në xhep. Shumica e tyre punojnë në kushte jo të lehta dhe janë heronj të vërtetë”, u shpreh Rama. Për spitalin, ai premtoi se do të bëhet maksimumi që të fuqizohet.

“Me aeroportin e ri të Kukësit, mes shumë projekteve të tjera, për të cilin do të nisin punimet në fillim të vitit të ardhshëm, do vijnë shumë njerëz që nuk janë nga Kukësi apo që jetojnë jashtë për të marrë kurën mjekësore, për shkak të çmimeve të kripura që janë jashtë, pasi një pjesë nuk kanë siguracione. Për këtë arsye, duhet ta pajisim shumë mirë spitalin. Përveç fuqizimit të maternitetit, spitali do te jetë model dhe pikë referimi për gjithë pellgun që lidh shumë njerëz që nuk banojnë këtu, por janë nga zona”, theksoi kryeministri.

4,5 milionë eurot e investimeve të këtij viti kanë shkuar për shërbime të rëndësishme si urgjenca apo reaminacionit, sikundër edhe për pajisjen e spitalit me mjete të reja për diagnostikimin e hershëm.

Një prej këtyre pajisjeve është instaluar tashmë në spitalin rajonal të Kukësit, bëhet fjalë për shërbimin e mamografisë që tashmë u ka shërbyer, sipas mjekëve, shumë njerëzve. Aktualisht janë kryer 200 ekzaminime, dhe ka disa raste të dyshuara. Diagnostikimi i hershëm, theksuan mjekët e spitalit të Kukësit, shpëton jetë ndaj edhe pajisjet marrin rëndësi të madhe. Investime të tjera janë ato për pajisjen e ekos abdominale, apo inkubatorëve në shërbimin e maternitetit e shumë pajisje të tjera në funksion të sallave të operacioneve.

“Mamografia instalohet për herë të parë në spitalin e Kukësit”, theksoi ministrja Manastirliu, e cila theksoi se ky shërbim i ka munguar spitalit rajonal, por tashmë është një mundësi shumë e mirë për të gjitha gratë dhe vajzat e zonës që të depistohen një herë në vit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Në sallën e ekos abdominale, mjekët shprehën mirënjohjen për pajisje e re të fjalës së fundit. Ministrja Manastirliu theksoi se nëse më parë pacientët shkonin në Tiranë për eko me një rezolucion kaq të lartë, tashmë e kanë mundësinë ta bëjnë pranë vendbanimit. “Kjo ndodh tashmë jo vetëm në Kukës, por në 11 spitalet rajonale”, theksoi Manastirliu, duke premtuar vazhdimin e investimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSTUME ME LËKURA KAFSHËSH/ Halloween-i 100 vjet më parë (FOTO)
Previous article Messi KTHEHET NË STËRVITJE/ Me Interin nuk do të jetë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT