Italiani, Vito Baruceli, i cili u ndalua pasditen e djeshme nga policia me një sasi prej 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate ka qenë i shoqëruar edhe nga një femër, identiteti i së cilës ende nuk bëhet i ditur.
Të dy shtetasit u arrestuan nga policia nën akuzën e shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike.
Burime konfidenciale thonë se të përfshirë në këtë aksion kanë qenë edhe agjentë të Guardia Di Financa.
Pikërisht këta të fundit kanë njoftuar autoritetet shqiptare.
Ndërkohë policia shqiptare zyrtarisht ende nuk ka dhënë detaje se nga është futur droga në vendin tonë dhe cili ka qenë destinacioni final i mjetit të mbushur me kanabis.
Policia thotë se autokamperi drejtohej nga një turist italian. Nderkohe qe mjete me kanabis eshte fotografuar nga nje person i paidentifikuar.



