NJë aksident ka ndodhur në aksin Fier-Vlorë, ku janë përplasur 2 automjete. Nga përplasja mbetën 3 persona të plagosur. Burime nga policia bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Levan. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Besnik Aliaj. Nga veprimet e kryera rezultoi se shtetasi Besnik Aliaj drejtonte mjetin nën efektin e alkolit. Ai ka plagosur duke i rrezikuar jetën një fëmijë 3 vjeç me nënën e tij, 28-vjeçare, që udhëtonte me një “Alfa Romeo”. Po ashtu, I plagosur ka mbetur edhe vetë pasagjeri që ndodhej në makinën e të dehurit. /AlpeNews.al/


