• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
350 KG KOKAINË/ Dalin PAMJET e aksionit në Ekuador, roli i shqiptarëve… (VIDEO)
Home
Breaking News

350 KG KOKAINË/ Dalin PAMJET e aksionit në Ekuador, roli i shqiptarëve… (VIDEO)

15 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat ekuadoriane kanë zbuluar pamjet e sekuestrimit të 350 kg drogë ditën e djeshme, e cila zotërohej nga banda me në krye një shqiptar.

“Në provincën Salinas u kapën 350 kg drogë, që pas analizave rezultuan të ishin kokainë e pastër. Ngarkesa u gjet në brendësi të një jahti në plazhin e kësaj zone. Fillmisht nga policia u kapën 3 vendas ekuadorianë që prej disa ditësh luanin rolin e ruajtësve të jahtit me drogë,” bën me dije TVC.

Avokati i njërit prej rojeve, ka deklaruar se nuk e dinin se çfarë ruanin: “Ata janë djem të thjeshtë punëtorë, që thjesht po kryenin punën e tyre. Dhe nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë situatë”.

Droga ishte e ndarë në 18 qese të ngjashme me njëra-tjetrën. Policia kolumbiane vazhdon me hetimet për të nxjerrë detaje të tjera në lidhje me sekuestrimin.   Droga do të nisej nga Santa Elena, Ekuador dhe do kalonte në Australi permes korridorit te Paqësorit.

Deri tani ka shkuar në 11 numri i të arrestuarve për trafikun ndërkombëtar të kokainës. Janë arrestuar 8 shtetas ne Ekuador dhe 3 në Greqi. Operacioni është zhvilluar mbremjen e 13 nentorit dhe oret e para te dates 14.

Operacion ndërkombëtar është realizuar në Greqi dhe Ekuador në bashkëpunim me DEA-n amerikane, nga ku kanë rënë në pranga disa shtetas.

Pas këti operacioni, policia greke ka dalë në një deklaratë për mediat, ku tha se 3 prej të arrestuarve u vunë në pranga në Greqi dhe te tjeret në Ekuador të moshës 23-63 vjeç.

Mësohet se organizata kriminale ishte e përbërë nga dy grupe, ndërsa të ardhurat e saj llogariten në mbi 11 milionë euro.

Prej të arrestuarve në Greqi, është një shqiptar i quajtur Ilia, 41 vjeç, me shtetësi shqiptare e kombësi greke. Ai dyshohet se në bashkëpunim me grekun e arrestuar një 63-vjeçar, ishin krerët e grupit kriminal dhe përgjegjës për planifikimin, organizimin, financimin dhe modifikimin e transportit detar me velierë.

Ndërkohë mësohet se në pranga ka rënë dhe vëllai i shqiptarit të quajtur Ilia, i cilësuar si kapobandoja i grupit. Policia bën me dije se ai është prangosur në Ekuador.

https://video.syri.net/upload/videos/2018/11/yrAqw6EnF1B1yxdssjqe_15_8c5da5466a195763fc87b27502351264_video_360p_converted.mp4
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMIRËSON CILËSINË E JETËS/ Ja pse duhet të kryeni marrëdhënie seksuale çdo ditë
Previous article GUARDIOLA BËHET ME DHIMBJE KOKE/ Titullari i Man City i nënshtrohet operacionit në gju

F.autor

Postime të ngjashme

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin Aktualitet

RRËZOHET KËRKESA E ILIR METËS/ GJKKO lë në burg ish-presidentin

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg Aktualitet

GJYKATA E LARTË MERR VENDIMIN/ Kryebashkiaku Veliaj mbetet në burg

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë Aktualitet

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT