• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
35 FAMILJE TË NGUJUARA NË LEZHË/ Pajtuesi i gjaqeve, Pjetër Gjoka tregon historitë e errëta të gjakmarrjes
Home
Sociale

35 FAMILJE TË NGUJUARA NË LEZHË/ Pajtuesi i gjaqeve, Pjetër Gjoka tregon historitë e errëta të gjakmarrjes

21 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Edhe pse duhet të ishte një monument i traditës, disa dogma të Kanunit kanë mbetur ende gjallë, duke shkaktuar plagë sociale. Kështu thotë Pjetër Gjoka, i cili prej 30 vitesh ushtron misionin si pajtues gjaqesh. Duke folur specifikisht për Lezhën, ai tha se zakonisht historitë e gjakmarrjes janë të importuara nga zonat verilindore.

“Lezha është e preferuar për banim dhe ka vërshim të zonës verilindore drejt qytetit të Lezhës. Kanë ndodh vrasje ne na e shton këtë problem këta që vijnë që vijnë fill sa ndodh gjëma atje ku ndodh nga Dibra, Malësia e Madhe e shohin Lezhën si strehe, ajo që është t’u çudit kemi 3 raste vijnë të dyja palët i ngujuari dhe familja e vrasësit dy palët këtu, është problem ngujimit rrinë fshehur përpiqemi të ndërmjetësojmë me besë dhe cak”, tregon ai.

Aktualisht janë 35 familje të ngujuara në qarkun e Lezhës, për shkak të frikës nga gjakmarrja. Gjoka përmend 4 raste specifike, ku personat që kanë kryer krimin, pas vuajtjes së dënimit qëndrojnë të ngujuar bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.

“Kemi 4 familje në Shkëmb të Kuq, Grykë Zezë, një Lezhë në qytet në lagjen ish-SMT këto 4 raste kemi 4 doracët, familje të ngujuara dhe vetë doraci, i kemi të 4 brenda sot, ç’të them pa besë pa nor”. Në gjithë qarkun janë 35 familje të ngujuara këto të 4 që përmendura janë të ngujuara egër kemi një kontingjent që marrin besë me cak për 6 apo 3 muaj, kemi filluar me hap pak dritë jeshile, por këto 4 që përmenda janë të ngujuar në mënyrën më klasike. Ka dy vite që kemi nxjerr fëmijët nga ngujimi, nuk ka fëmijë të ngujuar në Lezhë”, tregon ai.

Pjesa më e madhe e familjeve mbeten në izolim dhe varfëri, ndërsa i përket shkaqeve janë kryesisht konfliktet e pronësisë ato që kanë çuar në vrasje.

“Si shkaqe të këtyre krimeve janë varfëria dhe gjendja ekonomike e dobët. Ndërsa një tjetër shkak po kaq kryesor janë rreth 60 për qind të gjitha krimeve ndodhin në qarkun e Lezhës ndodhin për pronën, sepse çështja e pronës është kaos i vërtete”, shprehet Gjoka për Report Tv.

Pjetër Gjoka shprehet se në 30 vite punë ka arritur të pajtojë dhe të nxjerrë nga konflikti 16 familje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË VJEN KEQ..."/ Antonela bisedon me Fifin: Ka shumë fallcitet këtu
Previous article PASURITË E PALUAJTSHME/ Nuk ndalet rritja e çmimeve për apartamentet në Tiranë, përse ndodh kjo

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË KODRAT E SHTËRMENIT/ Dhjetëra forca në terren neutralizojnë flakët pas disa orësh betejë Aktualitet

ZJARR MASIV NË KODRAT E SHTËRMENIT/ Dhjetëra forca në terren neutralizojnë flakët pas disa orësh betejë

PLAGOSJA NË POGRADEC/ Plumbi në këmbë i preku një venë kryesore, Brian Syzo transportohet me helikopter te Trauma Aktualitet

PLAGOSJA NË POGRADEC/ Plumbi në këmbë i preku një venë kryesore, Brian Syzo transportohet me helikopter te Trauma

PLAGOSJA NË POGRADEC/ Gjendet në Qafë-Thanë makina e autorit Nikolla Agolli, kërkime për armën Aktualitet

PLAGOSJA NË POGRADEC/ Gjendet në Qafë-Thanë makina e autorit Nikolla Agolli, kërkime për armën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT